Qasja në Dokumentet Zyrtare

Kërkesë për qasje në dokumentet zyrtare

Rregullore komunale për qasje në dokumentet zyrtare

Ligji për qasje në dokumentet zyrtare


Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike ju lusim që se pari të  verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë ueb faqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në ueb faqen e zyrtare të Komunës së Rahovecit  atëherë kërkesën mund ta bëni në:
Objekti i Administratës Komunale kati II

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Haziz Krasniqi Zyrtar për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet Publike 

Adresa, Rruga Xhelal Hajda “TONI” Pa numër

21000 Rahovec

e-mail : haziz.krasniqi@rks-gov.net ose  Haziz.krasniqi82@gmail.com

Tel/029/276037 çdo ditë pune prej  08:00-16:00

Informatë rreth kërkesave

Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale .

Në këtë përfshihet edhe kërkesa me e-mail.

Me qëllim që kërkesa të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë: Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoni  sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emrin dhe mbiemri ,adresa postare ose elektronike me qëllim që të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj .

Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente  Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.

Zyra për Informim  dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej   përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për  Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni  për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në  Dokumentet Publike .
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të  ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj. 



Të dhënat e shkurta rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2017

 

10 Kërkesa t parashtruara për qasje publike

10 Qasje të lejuara

0 Qasje e kufizuar 

0 Qasje të refuzuara

Të dhënat e shkurta rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2016

20 Kërkesa të parashtruara për qasje publike

20 Qasje të lejuara

0 Qasje e kufizuar 

0 Qasje të refuzuara

Të dhënat e shkurta rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2015

6 Kërkesa të parashtruara për qasje publike

6 Qasje të lejuara

0 Qasje e kufizuar 

0 Qasje të refuzuara