Ranillugu është Komunë e re e sapo formuar, e cila gjendet në anën jugore të Kamenicës. E shtrirë në shpatijet e maleve të zeza të Preshevës, Komuna gjindet në lartësi mbidetare 603 m në kontakt me rrafshinën e Moravës dhe rrënjëz malit të zi të Preshevës, maja më e lartë e malit Ostrovica 1166 m n. m.d., nëpër teritorin e Komunës Ranillug kalon lumi Morava e Binaçës, sipërfaqja e Komunës ka 77,62 km². Kurse sipas të dhënave emri Ranillug rrjedh nga fjala luga që don të thot qolja e hershme e gjetheve. ( lluga ).
Në bazë të shenimeve zyrtare dhe regjistrave historike Ranillugu përmendet në vitin 1258 në kohën e sundimit të mbretit Stefan Uroshit, si pas hristovulës (regjistri i fshatit) nga ana e carit të Bullgaris Konstantinit, emri i fshatit është i shkruar në dy fjalë Ran dhe Lag..
Emri i fshatit është formuar sipas vendit ku jan vendosur, sepse ka qen e eksponuar nga erërat veriore, e ekspozuar diellit, ka qen nën zabel – lugë, sepse shumë në pranverën e hershme jan zhvilluar drunjët, sipas asaj që ky llug është zhvilluar shumë heret dhe për kët është quajtur Ran Lag kurse më vonë Ranillug sepse në kohë këto fjalë jan bashkuar dhe është fituar emri Ranillug Komuna e Ranillugut ; sht; konstituo më 05.01.2010 – të dhe ka 13 zona Kadastrale : Ranillug, Bozhec, Ropotovë e Madhe, Gllogoc, Kormijan i Epërm, Domoroc, Kormijan i Poshtëm, Drenoc, Ropotovë e Vogël, Odec, Pançellë, Rajanoc dhe Tomancë.
 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.