Lajmet   Filluan përgatitjet për asfaltimin e rrugës në Domoroc

07 shtator 2017

Nga buxheti i komunës së Ranillugut, filloi edhe një projekt i planifikuar për këtë vit, dhe ky është asfaltimi i rrugës në Domoroc.
Punët në përgatitjet filluan dje dhe janë duke u kryer nga kompania “Varna commerce” nga Gjilani. Aktualisht, është duke u bërë gërmimi i asfaltit ekzistues që është në një gjendje shumë të keqe, e që pason mbulimi me një shtresë të re. Projekti, më saktësisht me planin dinamik, parasheh asfaltimin e një rruge kryesore dhe katër anësore, dhe përveç kësaj, do të mbulohen gropat të hapura gjatë gërmimit dhe instalimit të rrjetit të kanalizimit.

Puna në situatën e projektit do të zgjasin 25 ditë dhe autoritetet komunale mbikëqyrëse theksojnë se është e mundur që e njëjta të përfundojë para afatit. Vlera e përgjithshme e projektit është 25 000 euro.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.