Lajmet   Ka filluar ndërtimi i trotuarit nga Kormijani deri në Ranillug

04 maj 2017

Puna në instalimin e trotuareve nga Kormijani deri te shkolla në Ranillug filloi disa ditë më parë dhe tashmë janë në zhvillim e sipër. Përveç dizajnit estetike, sipërfaqja e 1120 m² do të jetë më e sigurt për këmbësorët, sidomos për ata që kalojnë këtë rrugë zakonisht, dhe ata janë nxënësit.
Trotuaret do të bëhet përgjat anës së majtë të rrugës nga Kormijani deri në Ranillug deri te shkolla fillore Velko Dugoševiq. Ndërtimi i trotuareve përgjatë kësaj rruge do të mundësojë lëvizjen pa pengesë të këmbësorëve, pasi që më parë për shkak të gjerësisë së pamjaftueshme të rrugës kanë ecur nëpër rrugë.

Si pjesë e këtij projekti përfshihet rinovimin në qendër të Ranillugut. Në zonën përreth monumentit është duke punuar në gërmimet e dheut pastaj vazhdohet me kubëzimin. Hapësira që do të shtrohet me kubëza betoni ka një sipërfaqe prej 650 m² dhe është sikur trotuare, përveç pamjes estetike e fiton në sigurinë e këmbësorëve. Ndër të tjera, dobi nga ky projekt do të ketë një numër të pronarëve të dyqaneve me pakicë dhe kioska që janë të vendosura në këtë zonë rreth monumentit.

"Kjo hapësirë do të jetë shumë më e bukur dhe e sigurt por mbi të gjitha, sepse, siç thashë më parë, siguria e këmbësorëve është më e rëndësishme dhe një prioriteti ynë. Ne do të bëjmë çmos për të bërë gjithçka për të rritur të njëjtën gjë dhe për të zbukuruar mjedisin tonë, dhe kështu të krijojmë kushte më të mira jetese ", ka thënë Mikiq.

Punët me vlerë prej 30 000 euro do të përfundojnë në rreth tridhjetë ditë, dhe financohen nga buxheti komunal.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.