Lajmet   Mirëmbajtja Investive e kishave në territorin e komunës së Ranillugut

04 maj 2017

Në fillim të kësaj jave, komuna e Ranillugut ka filluar implementimin e projektit "mirëmbajtja Investive e kishave", e cila përfshin punën e shumëllojshme të kishave dhe objekteve të kishave në të gjithë komunën.
Projekti është kryesisht e lidhur me përfundimin e shumë punëve që ishin filluar vitin e kaluar dhe përfshin kryesisht punët finale. Ky projekt është duke shkuar mirë, dhe kjo ishte një nga propozimet që është propozuar nga qytetarët në debate publike gjatë vitit të kaluar.

Të gjitha punët që janë të parapara me plan, financohen nga komuna e Ranillugut nga burimet vetanake, që arrijnë vlerën e rreth 25 000 euro.

Projekti përfshin punët finale për ndërtimin e shtëpisë së famullisë të kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Ranillug. Në punishte është duke punuar në rregullimin e fasadës së jashtme, zdrukthtarsë dhe rregullimin e dyshemes. Është duke u punuar në ndërtimin i infrastrukturës së energjisë elektrike tek kasha tre Shenjtorët në Ranillug. Në Drenovc të Poshtëm në Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë është duke punuar edhe për përfundimin e punës së shtëpisë së famullisë, domethënë vendosja e pllakave të dysheme. Në kishën e Premtes së Shenjët në Odevc do të punohet fasada e re e jashtme dhe dizajn të brendshëm që përfshin suvatimin dhe ngjyrosjen. Ky projekt i madh dhe i rëndësishëm përfshin edhe punën për zgjerimin e shtëpisë së famullisë në Ropotovë të Madhe. Shtëpia e famullisë e kishës së Shën Archangel Gabriel do të jetë më me hapësirë rreth 50 metra katrore.

Përfundimi i këtyre punimeve është sipas planit dinamik dhe pritet të përfundojnë për 60 ditë, sipas menaxherit komunal projekti do të përfundojë edhe më pare duke përcjellë zhvillimin aktual të punimeve do të përfundojë më herët.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.