Lajmet   Ndihmë për familjet në nevojë

01 mars 2017

Komuna e Ranillugut në bashkëpunim me IOM-in ka shpërndarë ndihma modeste familjeve të rrezikuara në formën e miellit.
Gjatë ditës së djeshme dhe të sotmes, udhëheqësia komunale e udhëhequr nga zëvendës kryetari Vladica Aritonovic dhe përfaqësuesit e IOM-it, Nebojsha Tasevski dhuruan ndihmë miell, për njëmbëdhjetë familjeve në nevojë në fshatrat Rajanovc, Bozhevc, Gllogovc, Kormijan I Poshtëm dhe Epërm dhe Dubovë. Përmes "Projektit për stabilizimin e komuniteteve", implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka dhënë një sasi të caktuar të miellit që ishte në dispozicion të komunës së Ranillugut. Komuna me këtë rast zgjodhi familjet që urgjentisht kanë nevojë për këtë lloj të ndihmës, dhe të njëjtën ndarje. Me këtë rast, zëvendës kryetari Vladica Aritonovic u ka premtuar familjeve të përmendura se komuna e Ranillugut nuk do të ndalet me këtë dhe se në të ardhmen ata mund të presin ndihma edhe të formave të tjera nga komuna.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.