Lajmet   U mbajt seanca e pestë e rregullt e Kuvendit të komunës së Ranillugut

28 korrik 2017

Seanca e pestë e rregullt K.K të Ranillugut në vitin 2017, u mbajt të mërkurën më 26.07., Në lokalet e komunës së Ranillugut, në Domorovc.
Seanca e pestë me radhë në vitin 2017, u ndoq nga pesëmbëdhjetë delegatë, duke përfshirë Kryesuesin e Kuvendit Sasha Aleksic, Kryetari komunës Gradimir Mikiq, Zëvendës Kryetari i komunës Vladica Aritonovic, drejtorët e drejtorive dhe përfaqësues të OSBE-së.

Rendi i ditës:


1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi I buxhetit për periudhën janar – qershor 2017.
3. Shqyrtimi dhe miratimi I propozimit për vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësit elementare dhe fatkeqësive të tjera në komunën e Ranillugut.
4. Raporti i auditorit.
5. E ndryshme.


Kryetari i komunës së Ranillugut Në këtë seancë të Kuvendit ka propozuar edhe një pikë tjetër, si plotësim e rendit të ditës, dhe kjo është shqyrtimi I shumës së kompensimit për fëmijët e porsalindur. Propozimi I Mikiqit rritja e tarifës së subvencionit  prej 200 në 250 euro.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.