Lajmet   U mbajt seanca e tetë e rregullt e K.K të Ranillugut

29 dhjetor 2017

Seanca e tetë e rregullt i kuvendit komunal të Ranillugut u mbajt sot në sallën e kuvendit të administratës komunale në Ranillug.
Në seancën e tetë të rregullt morën pjesë të gjithë pesëmbëdhjetë këshilltarët e përbërjes së re të Kuvendit, kryetari Vladica Aritonović, nënkryetari Davor Petkoviq, drejtorët e drejtorive dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Anëtari më i vjetër i këshillit Nebojsha Stojanoviq udhëhoqi seancën deri në zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit të komunës së Ranillugut dhe pas votimit dhe zgjedhjes unanime, vendi i kryesuesit të kuvendit u plotësua me nga Dejan Jovanoviçin.

Dejan Jovanoviç, pas marrjes së detyrës së kryesuesit të Kuvendit Komunal, Ranillug, falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë, duke theksuar se do të mblidhet së bashku me të gjithë këshilltarët për të luftuar për një jetë më të mirë dhe interes të qytetarëve të tyre.

Gjatë seancës, në takim e mori fjalën edhe kryetari i komunës, Vladica Aritonoviq. Ai i prezantoi pjesëmarrësve projektet që komuna realizoi gjatë vitit, por edhe me projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Rendi i ditës i seancës:

1. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Ranillugut.
2. Të ndryshme.


Sign in


 


Harta e Faqes
| Ranillug 2010© | Ministria e Adminsitrimit te Pushtetit Lokal. All rights reserved.