Komuna

Pas suprimimit te komunës më 31.12.1965 kuvendi komunal në Shtërpcë ështe formuar sërish m 10.08.1988. Komuna e Shtërpcës kap një sipërfaqe prej 247.36 km2 dhe gjendet në zonën verilindore të Maleve të Sharrit, në pjesën e epërme të basenit të lumit Lepenc, e cila quhet edhe lugina e Sirinikut. Kufijtë e komunës në pjesën më të madhe puqen me kufijtë natyrorë të luginës së Sirinikut, e cila është e rrethuar me masivin malor të maleve të Sharrit dhe të degëve të tij: malet Oshlak, Koxha Ballkan, Zar dhe Malet e liqeneve. Komuna paraqet zonë malore me tërësi specifike të dhëmbëzuar dhe me shtrirje të lartësisë mbidetare e cila sillet nga 900 m në luginën e Lepencit deri në 2.500 m në majën më të lartë, Luboten. Masivet malore dominante përcaktojnë izolimin hapësinor të zonës kah veriu dhe jugu, gjersa me Grykën e Brodit është siguruar hapja kah Rrafshi i Kosovës, e përmes Prevallës edhe kah Lugina e Prizrenit.

 

Në rrethinën më të afërt gjenden komunat e Ferizajt, të Kaçanikut, të Suharekës dhe të Prizrenit, e me një pjesë komuna kufizohet me Maqedoninë.

 

Territori i komunës dhe e qendra e tij, Shtërpca, relativisht kanë një pozitë të volitshme në relacion me qendrat e qyteteve dhe me qendrat administrative dhe ekonomike të Kosovës, si dhe me ato veriore dhe veriperëndimore të Maqedonisë. Largësia e kësaj qendre komunale nga Ferizaj është 30 km, nga Prishtina 61 km, nga Prizreni 34 km, ndërsa nga qytetet e Maqedonisë largësia nga Shkupi është 61 km e nga Tetova është 70 km. Pra, komuna e Shtërpcës në masë të konsiderueshme ka pozitë qendrore në relacion me qytetet e përmendura, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të mëtejmë të saj. Duhet cekur gjithashtu se në zonën me largësi 100 km nga Shtërpca gjendet një numër i madh i qendrave industriale dhe xeherore, siç janë Trepça, baseni xeheror - energjitik i Kosovës, baseni industrial i Shkupit, i Ferizajt, i Prizrenit dhe ai i Pejës.

 

 

Për lidhjen me trafik të Shtërpcës dhe të tërë luginës së Sirinikut, rëndësi më të madhe ka rruga Prevallë - Prizren - Shtërpcë - Ferizaj ku mund të zhvillohet trafiku me autobusë si dhe me transporte të tjera, po edhe tregtia. Lidhja e mirë e trafikut potencohet edhe me faktin se viteve të fundit u ndërtuan rrugë të asfaltuara bashkëkohore brenda territorit të komunës, të cilat realizuan lidhjen me qendrën e komunës dhe me numrin më të madh të vendbanimeve.  

 

Karakteristikat e relievit dhe mundësia e shfrytëzimit të tokës bujqësore, janë kushte për fizionominë e rrjetit të vendbanimeve të cilat janë kryesisht të ngjeshura. Në rrjetin prej gjithësej 16 vendbanimeve dominon selia e komunës, si qendër administrative ekonomike, me funksion të pjesshëm të qendrës gravituese në relacion me rrethinën. Shkallë diçka më të madhe të urbanizimit ka, përveç selisë së komunës,  edhe vendbanimi relativisht i ri Brezovica ku janë vendosur kapacitetet turistike, ndërsa vendbanimet e tjera i karakterizon integriteti funksional reciprok i dobët dhe mungesa e urbanizimit.

 

Llojllojshmëria dhe atraktiviteti i potencialeve natyrore në dispozicion, paraqesin bazë solide për zhvillimin e tërësishëm më të shpejtë të Komunës së Shtërpcës. Potenciali natyror më i vlefshëm i Komunës janë vlerat ambientale, karakteristikat klimatike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor. Ambienti malor me reliev të ashtuquajtur të malit alpin, koha e gjatë e qëndrimit të shtresës së borës në pjesët më të larta edhe deri në 280 ditë, insolacioni i madh dhe kushte të tjera, paraqesin përparësi për zhvillimin e turizmit malor. Indiferenciteti i  terrenit mundëson organizimin e shtigjeve të skijimit për shfrytëzues të ndryshëm, që nga fillestarët dhe rekreativët deri te skitarët alpinë dhe nordikë. Viset e ulëta të luginës së Sirinikut i përkasin zonës klimatike tjetër me karakteristika të buta të luginës që, me vegjetacionin e pasur dhe raritetet natyrore specifike (liqenet, shpellat etj.), mundësojnë zhvillimin e turizmit edhe në periudhën e verës.

 

Që turizmi të mund të zhvillohet normalisht, është i domosdoshëm zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë në këto vise për të cilat gjithashtu ekzistojnë kushtet natyrore.

 

Toka bujqësore kap 55% të sipërfaqes së komunës (13 651 ha). Në strukturën e saj dominojnë kullotat, me 38.8%, dhe livadhet, me 25% të sipërfaqes bujqësore të përgjithshme. Sipërfaqet e kultivueshme të klasave të bonitetit të ulët përfaqësohen me 18%, ndërsa sipërfaqet me pemishte janë të papërfillshme. Me pyje janë 42% të territorit të komunës (11 372 ha). Në aspektin e kualitetit dhe të shkallës së mbrojtjes, paraqet potencial natyror me vlerë të jashtëzakonshme. Nga llojet e drunjve të pyllit, më të përfaqësuarit janë ahu, mështekna, qarri, frashëri i bardhë dhe plepi, ndërsa në lartësitë më të mëdha zë vend pati halor në të cilin dominojnë pisha e bardhë dhe boriga, bredhi, dëllinja, ndërsa ka edhe lloje endemike të munikës, të molikës dhe të bërshenit.

 

Tërë territori i komunës është i përshkuar me rrjetin e dendur të lumenjve, ndërsa rreth 250 burime me bollëk të ujit provojnë prezencën me bollëk të ujërave nëntokësore. Lumi më i madh është Lepenci i cili zë fill te fshati Sevcë nga lumenjtë e Tisës dhe të Cerencit. Është i madh numri i liqeneve malore prej të cilëve veçohen liqeni i Livadicës (i Shtërpcës) dhe ai i Jazhincës.

 

dhëna demografike

 

Në komunë momentalisht jetojnë rreth 13 600 banorë, prej të cilëve Serbë janë 9 100, Shqiptqrë 4 500 dhe Romë 30 (burimi: misioni i OSBE- Kosovë) me dendësi mesatare të vogël të popullsisë (rreth 60 banorë / km2) që është karakteristike për krahinat kodrinore-malore. Tipare demografike themelore janë rritja e lehtë e numrit të tërësishëm të banorëve dhe struktura nacionale e përzier. Shpërndarja territoriale e banorëve është jashtëzakonisht e disekuilibruar.

 

Komuna e Shtërpcës bën pjesë në radhën e komunave të vogla në territorin e Kosovës dhe  shtrihet në 248 km2 që përbën 2.3% të territorit të Kosovës.  Kjo është një zonë kodrinore-malore në të cilën nga degët ekonomike më së shumti janë të zhvilluara turizmi dhe blegtoria.

 

 

Prej gjithësej 16 vendbanimeve në Komunë, 8 janë të banuara me Serbë (Shtërpca, Brezovica, Verbeshtica, Jazhinca, Bereci, Gotovusha, Sevci dhe Sushica), 4 me Shqiptarë (Brodi, Firaja, Izhanci dhe Koshtanjeva) ndërsa 4 vendbanime kanë strukturë nacionale të përzier (Viça, Drajkoci, Bitia e Epërme dhe e Poshtme).