Lajmet   AMBASADORI I AUSTRISË NË KOSOVË KA VIZITUAR KOMUNËN E SHTËRPCËS

AMBASADORI I AUSTRISË NË KOSOVË KA VIZITUAR KOMUNËN E SHTËRPCËS - 19 korrik 2017

Të mërkurën, më 19.07.2017  Komunën e Shtërpcës,  ka vizituar Ambasadori i Austrisë, Shkëlqesia e tij Gernot Pfandler , i shoqëruar nga një zyrtar i lartë i Agjencisë Austriake për Zhvillim  z. Guther Zimmera dhe përfaqësuesi i UNDP_së në Kosovë,  dhe më këtë rast është takuar me udhëheqësit e Komunës

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Shtërpcës z. Bratislav Nikolic dhe zëvendësin e kryetarit  z. Ivica Tanasijevic. Shkëlqesia e tij dhe zyrtarët e lartë kanë diskutuar për çështje të ndryshme  të lidhura me bashkëpunimin në fushat e zhvillimit ekonomik dhe rural, zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë  në komunën tonë.

Të gjitha palët  kanë shprehur falënderimin për bashkëpunimin e deritashëm dhe pritje për një bashkëpunimin më të fort dhe të gjerë në të ardhmen.

 

Pas takimit me udhëheqësit e komunës së Shtërpcës, Ambasadori  Pflanderi  ka shfrytëzuar mundësi  për të vizituar disa prej shfrytëzueseve të InTerDev projektit, të cilit e ka financuar Agjencia e Zhvillimit e Austrisë e cilën në komunën e Shtërpcës e implementon UNDP-ia. 


                           


RSS

Sign in