Lajmet   NGRITJA E NDËRGJEGJËSIMIT E TË RINJVE NË LIDHJE ME DHUNËN NË FAMILJE DHE MËNYRAT E PARANDALIMIT

NGRITJA E NDËRGJEGJËSIMIT E TË RINJVE NË LIDHJE ME DHUNËN NË FAMILJE DHE MËNYRAT E PARANDALIMIT - 04 nëntor 2016

Me datë 04 Nëntor 2016, në restorantin '' Çair '' në Shtërpcë, zyra rajonale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë ka organizuar një tryezë pune me temën '' Ngritja e ndërgjegjësimit e të rinjve në lidhje me dhunën në familje dhe mënyrat e parandalimit “. 

Përveç dymbëdhjetë nxënësve të shkollave të mesme lokale të komunitetit serb dhe shqiptar, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë komunale, stacionit policor dhe televizionit Herc. Tavolina e punës ka  shërbyer si një panel interaktiv në të cilën pjesëmarrësit diskutuan aspekte të ndryshme që lidhen me dhunën në familje, e cila është një formë e veçantë e dhunës që shkel të drejtat jetësore, integritetin mendor, fizik dhe seksual, lirinë, sigurinë dhe dinjitetin njerëzor, konkretisht anëtarëve të familjes. Diskutimi  vazhdoi me analizën e shkaqeve dhe pasojave të këtij fenomeni i cili është prezent në të gjitha shoqëritë, në një masë më të madhe apo më të vogël. Qëllimi i kësaj tryeze pune ishte për të shkëmbyer mendimet e pjesëmarrësve dhe promovuar rëndësinë e të drejtave të njeriut, si dhe vëmendjen në trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin social dhe rolin e grave që janë viktima të dhunës në familje.  


      
 


RSS

Sign in