Lajmet   MBËSHTETJE BASHKËPUNIMI MES BIZNESEVE PRODHUESE DHE KOOPERANTËVE

MBËSHTETJE BASHKËPUNIMI MES BIZNESEVE PRODHUESE DHE KOOPERANTËVE - 25 tetor 2017

PROJEKTI: "Stabilitetit Socio - ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë", i njohur edhe si "Projekti - Socio"
PROJEKTI: "Stabilitetit Socio - ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë", i njohur edhe si "Projekti - Socio", është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim - BMZ dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik - PREDA Plus Kosovë në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB. Projekti synon të krijojë kushte të qëndrueshme të jetesës si dhe kushte më të mira socio-ekonomike për familjet etnike te pakicave dhe të popullatës shumicë në Kosovë, përmes gjenerimit të të ardhura, punësimit dhe mundësive të zhvillimit në komunitet. Projekti implementohet në 11 komuna: Istog, Graçanicë, Klinë, Prizren, Suharekë, Shtërpcë, Novobërdë, Lipjan, Mitrovicë, Malishevë dhe Leposaviq. Në kuadër të këtij Projekti pritet të fillohet me zbatimin e Skemës së Granteve: “Mbështetje bashkëpunimi mes bizneseve prodhuese dhe kooperantëve”. Skema parasheh mbështetjen e 4 ndërmarrjeve prodhuese me seli në komunat e lartpërmendura, të cilat angazhojnë shërbimet e gjithsejt 60 kooperantëve, të cilët do të punojnë me normë, nga shtëpitë e tyre. Për detaje shtesë, ju inkurajojmë t’na kontaktoni në e mail adresën: info@socio-project.net me titull: Shprehje interesi për pjesëmarrje në Skemën e Granteve: “Mbështetje bashkëpunimi mes bizneseve prodhuese dhe kooperantëve”. Kërkesat për shprehje interesi do të pranohen deri më datë 7. Nëntor. 2017, deri në 16:00h. Kërkesat e dërguara pas këtij afati, nuk do të merren parasysh.
PDF

RSS

Sign in