Lajmet   THIRRJE PËR APLIKIM PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

THIRRJE PËR APLIKIM PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 23 shkurt 2017

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur fazën e aplikimit për projekte në kuadër të Programit për Zhvillim Rural. 

Ftohen të gjithë fermerët dhe të interesuarit që duan të merren me bujqësi, që të aplikojnë në fondin prej 23 milionë eurove që parasheh mbështetje në shumë nënsektorë.

Thirrja vlen për katër masa të Programit për Zhvillim Rural:

MASA 101: INVESTIMET NË ASETET FIZIKE NË EKONOMITË BUJQËSORE

MASA 103: INVESTIMET NË ASETET FIZIKE NË PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E PRODHIMEVE BUJQËSORE MASA

 302: DIVERSIFIKIMI I FERMAVE DHE ZHVILLIMI I BIZNESEVE MASA PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, informatat mund t’i gjeni në uebfaqet e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net dhe të MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, mund të informoheni edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

 

THIRRJA PËR APLIKIM ËSHTË E HAPUR PREJ DATËS 6 SHKURT DERI MË 20 MARS 2017. 


RSS

Sign in