Kryesuesi i Kuvendit të Komunës

a.      Kuvendi i Komunës e zgjedhë Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve të Kuvendit.
b.      Kryesuesi i Kuvendit të Komunës zgjidhet për një mandat të njëjtë sikurse anëtarët e Kuvendit.
c.      Votimi në të gjitha zgjedhjet për Kryesues të Kuvendit të Komunës është me vota të fshehta.
d.      Për tu zgjedhur në votimin e parë, kandidati duhet të marrë më shumë së gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit.
e.      Nëse në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati, i cili merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur, do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës.
f.       Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë e Financa, kujdeset për funksionimin efikas dhe të rregullt të Kuvendit të Komunës dhe komisioneve përkatëse të tij dhe përcjellë zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi i Komunës.
g.      Kryesuesi i Kuvendit të Komunës e cakton rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa në marrëveshje me Kryetarin e Komunës. 
h.      Rregullorja e punës së Kuvendit përcakton se kush e thërret dhe e kryeson mbledhjen e Kuvendit të Komunës nëse posti i Kryesuesit të Kuvendit të Komunës mbetet i paplotësuar.