NJËSITI KOMUNAL PËR TË DREJTAT E NJERIUT – SHTIME
 
Misioni
 
          Misioni i Njësitit për të Drejtat e Njeriut është që të ndërmerr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Komunës me standardet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Detyrat kryesore të Njësisë Komunale për të drejtat e njeriut janë:
 
* Monitorimi i zbatimit të legjislacionit për të drejtat e njeriut nga ana e Komunës.
 
* Ofrimi i rekomandimeve për Drejtorin e Administratës së Përgjithëshme dhe personelit tjetër të Komunës lidhur me pajtueshmërinë e komunës me legjislacionin për të drejtate njeriut.
 
* Pjesëmarrja në hartimin e legjislacionit dhe politikave komunale për të siguruar se ato janë në pajtueshmëri me standardet për të drejtat e njeriut.
 
* Zbaton ligjet, planet dhe strategjitë miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
 
* Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me strukturat e nivelit komunal dhe OJQ-të në sferën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
 
 * NjDNjK me qëllim të realizimit të përgjegjësive bashkëpunon me institucionet dhe agjencione të jashtme, duke përfshirë edhe institucionin e Ombudspersonit në Kosovë.
 
 * Trajton kërkesat e adresuara nga banorët e komunës lidhur me të drejtat e njeriut dhe informon ata lidhur me to.
 
 
Baza Ligjore
 
 
          Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut është themeluar nga Drejtoria për Administratë të Përgjithshme në fillim të vitit 2008, në pajtim me Udhëzimin Administrativ nr. 2008/02 për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 2007/08 për themelimin e Njësive Komunale në Komuna.
 
 
Pozita e Njësitit për të Drejtat e Njeriut në Komunë
 
 
          Njësiti për të Drejtat e Njeriut i raporton drejtëpërdrejtë Shefit të Drejtorisë për Administratë dhe Personel dhe Divizionit për të Drejtat të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit lokal.
 
 
Struktura e Njësitit për të Drejtat e Njeriut në Komunë
 
 
Njësiti për të Drejtat e Njeriut ka këtë përbërje:
 
  1. Koordinatori i Njësitit për të Drejtat e Njeriut
  2. Zyrtari për të Drejtat e Fëmijëve dhe
  3. Zyrtari për Komunitete
  
Fushëveprimi i aktiviteteve të Njësitit për të Drejtat e Njeriut
 
 
          Në bashkëpunim me Drejtoritë dhe Zyrtarët e ndryshëm të Komunës, Njësitit për të Drejtat e Njeriut adreson:
 
-          Barazinë gjinore
-          Të drejtat e fëmijëve
-          Mundësitë e barabarta dhe kundër – diskriminimin
-          Të drejtat e pakicave (komuniteteve)
-          Përdorimi i gjuhëve
-          Kundër-trafikimi i qenieve njerëzore
-          Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
 
 
Përgjegjësitë e Njësitit Komunal për të Drejtat e Njeriut jashtë Komunës:
 
 
          Në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Zyrën Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore të Zyrës së Kryeministrit, Njësia Komunale për të Drejta të Njeriut ka përgjegjësi si vijon:
 
-          Të merrë pjesë aktivisht në punën e grupeve të ndryshme punues qofshin ato ndërkomunale apo ndërministrore që adresojnë fushëveprimin e Njësisë për të Drejta të Njeriut.
-          Të përfaqësoi komunën në takime të jashtme që angazhohen në mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut.
-          Të bashkëpunoi me Institucionet e Ombudspersonit (IOK), dhe mbikqyrë zbatimin e rekomandimeve të Ombudspersonit nga ana e Komunës.
 
 
Si të na kontaktoni?
 
 
         Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut gjendet në objektin e Kuvendit Komunal të Shtimes me këtë përbërje:
 
1. Koordinator i Njësitit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore – Reshat Gashi (0290/389-016 & 044/149-646),
 
2. Zyrtar për të Drejta të Fëmijëve: Selim Zeqa (0290/389-016 & 049/400-462
 
3. Zyrtare për Komunitete: Elfete Shabani (0290/389-016 & 044/262-522)
 
                                                      Adresa: Rruga e Tiranës
                                                               72000 Shtime