Lajmet   7 Marsi – Dita e Mësuesit u shënua me ndarje të mirënjohjeve

7 Marsi – Dita e Mësuesit u shënua me ndarje të mirënjohjeve - 07 mars 2017

Sot, komuna e Shtimes, në organizim të Drejtorisë për Arsim ka shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, respektivisht 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.

 

publiku.jpg

Sot, komuna e Shtimes, në organizim të Drejtorisë për Arsim ka shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, respektivisht 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.

Fjalën tematike kushtuar Ditës së Mësuesit, para mësimdhënësve, në Shtëpinë e Kulturës e ka mbajtur drejtori i Drejtorisë për Arsim, z. Hajrullah Ademaj, i cili fillimisht, ka uruar mësuesit për këtë ditë të vaçantë duke i falenderuar për punën dhe angazhimin që po bëjnë ndër vite, në përhapjen e diturisë brez pas brezi.

 

3.jpg

Edhe kryetari i komunës, z. Naim Ismajli, përmes një fjale rasti, ka uruar mësuesit dhe ka folur për rolin e tyre si pishtarë të arsimit, të cilët, sipas tij, edhe në kushte shumë të vështira nuk i janë shmangur misionit të tyre për të qenë gjithmonë afër gjeneratave të reja në arritjen e shkallës së arsimimit dhe të edukimit. Ai ka potencuar se tani janë krijuar kushtet që mësuesit të aplikojnë metodat më bashkëkohore të mësimdhënies dhe me këtë rast ka përmendur ndërtimin e objekteve të reja shkollore, pajisjen e tyre me teknologji adekuate informative dhe përkushtimin që po bën komuna për ndërtimin edhe të tri objekteve shkollore, në Pjetërshticë, Muzeqinë dhe në Carralevë, për të cilat tha se janë janë në procedurë të fillimit të ndërtimit.

 

 

2.jpg

Për angazhimin në procesin edukativo-arsimor mësimdhënësve dhe veteranëve të dalluar u janë ndarë mirënjohje dhe nga një stilolaps nga Drejtoria e Arsimit, të cilat i ndau drejtori, z. Hajrullah Ademaj. Mirënjohjet u ndanë për këta mësimdhënës: Bahtiar Gashi – Godanc, Saranda Maliqi – Godanc, Behare Shamolli – Shtime, Agni Emini – Shtime, Sherife Muhaxheri – Carralevë, Faton Ahmeti – Carralevë, Kosovare Bytyqi – Petrovë, Hyzri Hysenaj – Petrovë ,Minire Qorrolli – Shtime, Behlul Rexhaj – Shtime, Adelina Rexhepi – Muzeqinë, Astrit Ferati – Muzeqinë, Brahim Brahimi – Pjetërshticë, Bahrije Gashi – Pjetërshticë, Ismet Ahmeti – Reçak, Jetish Jetishi – Reçak, Emine Zymeri – Shtime, për kontributin e dhënë në arsimin joformal në Shtime Organizatës Joqeverita BSFK, për kontributin e dhënë në SHFMU “Hasan Prishtina” në Godanc,  Rachel Eisenberg, vullnetare nga Korpusi i Paqës. 

 

 

1-(1).jpg

Ndërkaq, mirënjohjet post-mortum për mësimdhënësit që kanë dhënë shumë për arsimimin e brezave tanë, u ndanë nga kryetari, z. Naim Ismajli, të cilat u pranuan nga familjarët e mësimdhënësve post-mortum.

 

 

nenkryetari.jpg

Nënkryetari, z. Fatmir Rashiti, ka ndarë mirënjohjet
për veteranët e arsimit, që kanë dhënë kontribut të jashtëzkonshëm në procesin edukativo-arsimor.

avdyli.jpg

Në fund të kësaj ceremonie
profesori Abdyl Hajredini ka performuar me një pike kulturore të titulluar “Mësuesi për mësuesin”, ekzekutuar me Mandolin kurse Anila Hysaj ka ekzekutuar një pike me flautë.

 


RSS

Sign in