Lajmet   AGJENDA E MBLEDHJES PUBLIKE ME QYTETARË

AGJENDA E MBLEDHJES PUBLIKE ME QYTETARË - 25 qershor 2013

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040, si dhe në bazë të neneve 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Shtimes, kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli, organizon mbledhje publike me qytetarë, ku do të prezantohet puna dhe aktiviteti i administratës komunale të Komunës së Shtimes për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Mbledhja publike me qytetarë, mbahet më 28 qershor 2013 (e premte), në ora 15:30 në sallën e Kuvendit Komunal të Shtimes. Andaj janë të mirëseardhur të gjithë qytetarët e komunës sonë që të vijnë dhe kontribuojnë gjatë zhvillimit të kësaj mbledhje publike. Për këtë mbledhje publike është propozuar:

REND DITE

  1. Puna dhe aktiviteti i administratës komunale të Komunës së Shtimes për gjashtëmujorin e parë të këtij viti,
  2. Diskutim Publik i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2014-2016 të Komunës së Shtimes

RSS

Sign in