Lajmet   Aktivitete me rastin e manifestimit“ Epoeja e UÇK-së”

Aktivitete me rastin e manifestimit“ Epoeja e UÇK-së” - 06 mars 2017

Me rastin e manifestimit tradicional treditor “ Epopeja e UÇK-së “, komuna e Shtimes, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorisë për Arsim dhe OJQ-ve rinore kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

fotografija-4.JPG
Me rastin e manifestimit tradicional treditor “ Epopeja e UÇK-së “, komuna e Shtimes, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorisë për Arsim dhe OJQ-ve rinore kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

fotografija-2.JPG
Për të nderuar veprën dhe kontributin e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, sot, më 6.3.2017, delegacioni i komunës, në krye me nënkryetarin Z. Fatmir Rashiti, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe, së pari në Kompleksin Përkujtimor, në Prekaz, dhe pastaj në Varrezat e Dëshmorëve të komunës, në Shtime dhe në Mollopolc si dhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

fotografija-5.JPG
Bashk me delegacionin e komunës, në vendosje të luleve dhe homazheve kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta ( SHFD, SHIL, SHVL ), në nivel lokal dhe qendror, veteranë të Luftës së UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve dhe të Martirëve dhe përfaqësues të institucioneve lokale të komunës.

me-xhavitin.JPG
Në tri ditë luftime të ashpra, ballë për ballë me forcat policore dhe ushtarake serbe, më 5,6 dhe 7 mars 1998, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij, në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, të atdheut dhe të kombit, 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.
fotografija-1.JPG
fotografija-3.JPG
fotografija-6.JPG


RSS

Sign in