Lajmet   Është mbajtur Sesioni Informues për fermerët e komunës

Është mbajtur Sesioni Informues për fermerët e komunës - 29 qershor 2017

OJQ Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK ), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Zhvillim Ekonomik-Sektori për Bujqësi, kanë mbajtur Sesionin Informues.

foto-sabrija.JPG
Në prezencën e një numri të madh të të interesuarve për përfitim nga Projekti “ Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit ”, OJQ Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK ), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Zhvillim Ekonomik-Sektori për Bujqësi, kanë mbajtur Sesionin Informues.

Siç është vërejtur nga prania në këtë Sesion Informues, shumica e të interesuarve për përfitim nga ky projekt, ishin femra.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z. Sabri Çerkini, pasi ka hapur punën e këtij Sesioni, bëri të njohur për të pranishmit se ditë më parë Komuna, përmes Kryetarit ka nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit me IADK-në për ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes me grante fillestare të atyre fermerëve që janë të interesuar të krijojnë biznese familjare në lëmin e bujqësisë e me qëllim të zbutjes së papunësisë.

Grate-fotografija.JPGgrate-3.JPG
Zenel Bunjaku-drejtor ekzekutiv i OJQ “ IADK”-së, duke informuar të pranishmit, tha se kemi përzgjedhur komunën e Shtimes për ta ndihmuar për faktin se kemi një bashkëpunim të mirë në vazhdimësi. Ai bëri të ditur se Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “GIZ”  ka ndarë shumën rreth 200000€ për këtë projekt.

Përfaqësuesi i GIZ-it, Mustafë Kastrati, për IADK-në tha se ka treguar sukses dhe seriozitet në mbështetje të fermerëve, prandaj edhe mbështetet nga GIZ-i.

Ndërkaq, Skënder Fejzullahu, përfaqësues i IADK-së nga sektori i pemëtarisë duke bërë elaborimin e projektit  njoftoi se përkrahja do të jetë për serra deri në 200m katrorë, pemishte me mjedrra, bimë mjekësore, pemishte me arra, me kumbulla, sipërfaqe me dredhëza etj.

Në fund , të pranishmit janë interesuar për kushtet dhe kriteret e përfitimit nga ky projekt me ç’rast edhe janë dhënë informatat e nevojshme nga përfaqësuesit e IADK-së.


RSS

Sign in