Lajmet   KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI DISKUTOI PËR SIGURINË NË KOMUNË

KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI DISKUTOI PËR SIGURINË NË KOMUNË - 02 prill 2011

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës z. Naim Ismajli, dje u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për të cilën mbledhje ishin të ftuar të gjithë anëtarët e KKSB-së.
Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës z. Naim Ismajli, dje u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për të cilën mbledhje ishin të ftuar të gjithë anëtarët e KKSB-së.
Kryetari Ismajli hapi takimin dhe tha se si KKSB jemi takuar sot të diskutojmë sigurinë në komunën tonë si dhe proceset tjera me rëndësi siç është Regjistrimi i Popullsisë dhe Ekonomive familjare, andaj edhe propozoi që si pika të rendit të ditës të jenë: Plani i Punës për vitin 2011, Regjistrimi i Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, Gjendja e Sigurisë në komunë me theks të veçantë (thyerjet, vjedhjet dhe plaçkitjet e kohëve të fundit).

KKSBtakim-(2).jpg
Gjithashtu ai prezantoi edhe dy anëtarët e rinj të KKSB-së të cilët vijnë nga shoqëria civile znjsh. Jasmine Hysaj si dhe z. Lulzim Vishesella. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryesuesi i KK z. Kujtim Xhelili pastaj, si dhe z. Muzaffer Sezgin këshilltar i PK-së nga EULEX, përfaqësuesit e Zyrës së OSBE-së në Shtime.
Pas aprovimit të rendit të ditës nga të gjithë pjesëmarrësit Kryetari Ismajli hapi debat për pikën e parë ku u diskutua për aktivitetet e parapara për vitin 2011 si dhe për caktimin e agjendës së takimeve për KKSB-në, për të cilën gjë të gjithë të pranishmit u pajtuan në parim që si datë të takimeve të jenë datat prej 21-25 të muajve prej orës 11:00. Lidhur me planin e punës së KKSB-së foli edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Kujtim Xhelili, i cili tha se aktivitetet e planit më vonë të detajizohen, ndërsa sot të aprovohen vetëm si tërësi e aktiviteteve.

KKSBtakim-(1).jpg
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës Regjistrimi i Popullsisë Kryetari Ismajli dha informacion të plotë lidhur me procesin të arriturat ku tha se sot që nga ora 12:00 në të gjithë Republikën e Kosovës ka filluar zyrtarisht procesi i Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare. Ai foli edhe për procesin e trajnimit, të rekrutimit, përgatitjet profesionale të kontrollorëve e regjistruesve si dhe tha që pret që qytetarët t’i përgjigjen pozitivisht procesi “ Ftesa ime është që të gjithë qytetarët e komunës të mirëpresin këtë proces, gjithashtu kuroj që edhe ju si anëtarë të KKSB-së të kontribuoni që qytetarët t’i përgjigjen këtij procesi historik.”.
Si pikë e tretë e rendit të ditës që ka të bëjë me vjedhjet në komunë Kryetari Ismajli tha se kohëve të fundit janë kryer disa vjedhje në institucione publike dhe në shtëpi të ndryshme në komunën tonë dhe si të tilla janë shqetësim për ne dhe për qytetarët.
“ Jemi këtu për të shikuar mundësitë dhe rrugët më të mira për t’i parandaluar këto dukuri negative. Jemi të gatshëm t’i shtojmë veprimet si dhe angazhimet tona kundrejt kësaj dukurie të cilat po shkaktojnë pasiguri te qytetarët tonë, të cilat mund të shkaktojnë edhe tragjedi, ne duhet të kemi një plan më të përpiktë në mënyrë që t’i këpusim rrënjët kësaj dukuri ” theksoi Kryetari Ismajli.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës foli edhe zv. Komandanti i Stacionit të Policisë në Shtime z. Bekim Qeriqi, i cili ndër tjerash tha se gjatë periudhës tre mujore janar-mars të këtij viti, gjendja e sigurisë në komunën e Shtimes ka qenë relativisht e qetë.

KKSBtakim-(3).jpg
“Brenda këtyre tre muajve janë evidentuar gjithsej 77 raste nga të cilat me persona të panjohur janë raportuar 62 raste dhe me persona të njohur 15 raste, të cilat i janë proceduar prokurorisë. Prej 62 rasteve me persona NN janë zbuluar kryesit për 35 raste, ndërsa nën hetime kanë mbetur 37 raste. Në këtë periudhë kohore, njësia e hetimeve ka zbuluar dhe identifikuar kryesit e disa veprave penale të ndodhura gjatë vitit të kaluar sic janë dy vjedhjet në shkollën e fshatit Pjetërshticë “Idriz Ajeti” ku janë vjedhur 13 ditarë shkollor si dhe dëmtimi zyrës së drejtorit, vjedhja e vulës zyrtare të shkollës ku të njëjtit të dyshuar kanë kryer edhe vjedhjen e punktit shëndetësor në këtë fshat. Po ashtu janë zbuluar edhe disa raste të tjera në rrethinën tonë. Të gjitha këto raste janë kompletuar dhe proceduar në prokurorinë kompetente.” Theksoi zv. Komandanti Qeriqi. Ai po ashtu theksoi se si preokupim mbeten rastet të cilat po ndodhin në shkollat e komunës ku vjedhja dhe dëmtimi i ditarëve shkollorë janë bërë shprehi. “Njësitë tona kanë intervistuar një numër të madh të nxënësve të cilët mund të jenë të dyshuar për vjedhje dhe njëherit janë angazhuar në grumbullimin e informatave për kryesit e vjedhjes ne poaashtu mirëpresim çdo informatë në lidhje me rastin.’
Në veçanti ai përmendi muajin shkurt si muaji ku më së shumti janë raportuar raste e ndër tjerash edhe dy rastet më serioze të shpërthimeve në kazino “Play4ëin”, ku si përgjegjësi i hetimit të rastit ka qenë e njësive rajonale, mirëpo rolin kryesor në grumbullimin e informatave, zbulimin dhe identifikimin e kryesve të këtyre veprave e kanë bërë njësia e hetimeve të stacioni tonë, ndërsa për muajin mars zv. Komandanti Qeriqi tha: “ Gjatë muajit mars njësitë e stacionit tonë kanë shtuar intensitetin e punës dhe kontrolleve kështuqë janë zënë në flagrancë dy grupe të të dyshuarve, të cilët kanë kryer vjedhje në komunën tonë .
Me datë 18.03.2011 rreth orës 19:00, tre të dyshuar nga fshatrat e komunës së Suharekës ku prej tyre dy të mitur, janë zënë në vepër duke kryer vjedhje në shtëpi të pabanuar në rrugën “Anton Qeta” dhe po të njëjtit gjatë muajit janar, shkurt dhe mars kanë kryer disa vjedhje kryesisht në rrugën “Anton Qeta”, Lagje të Pajtimit dhe në fshatin Godanc.
Që nga kapja e këtij grupi në këtë pjesë nuk është evidentuar asnjë rast. Ndërsa në fshatin Dugë po ashtu janë zënë në flagrancë dy të dyshuar në kryerje të vjedhjes, njëri prej tyre i mitur, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer disa vjedhje të shtëpive të pabanuara kryesisht në fshatin Dugë dhe Karaqicë. Është me rëndësi të ceket se që nga zbulimi dhe identifikimi i këtyre rasteve në rajonin tonë të përgjegjësisë rastet e vjedhjes dhe dëmtimit të pasurisë janë zvogëluar në maksimum.”
Zëvendës Komandanti, Bekim Qeriqi tha se falë bashkëpunimit të mirë me qytetarë dhe marrjes së informatës, reagimit të shpejtë janë bërë të mundshme këto kapje. Ai përmendi edhe angazhimin e PK-së në mbarëvajtjen e manifestimeve dhe përvjetorëve si ai i “Masakrës së Reçakut”, “Ditës së Pavarësisë”, dhe protestën e fundit e mbajtur nga Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së.
Po ashtu ai tha se Stacioni i Policisë në komunën e Shtimes ballafaqohet me mungesë të stafit dhe logjistikës së mjaftueshme.
Në vazhdim fjalën e mori edhe Imami i Xhamisë në Shtime, Isa Ef. Tërshani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe uroi që ky vit të jetë i mbarë sa i përket çështjes së sigurisë. Ai përmendi rastin e vjedhjes së aparatit të zërimit në Xhami, ndërsa shprehi brengën se kjo mund të bëhet edhe shprehi e kryesve. Ai tha se Xhamia e Shtimes është për t’u mburrur se është një ndër Xhamitë e vetme në Kosovë e cila qëndron e hapur gjatë tërë kohës.
Kryetari Ismajli theksoi se esenca e këtij takimi është që të japim porosinë se jemi të shqetësuar me këtë gjendje, jemi të gatshëm të japim kontributin që të ndryshojmë këtë, mirëpo prapë si barrë kryesore i mbetet si përgjegjësi policisë. Ai bëri ftesë qytetarëve për bashkëpunim në mënyrë që të zvogëlojmë dhe parandalojmë këtë dukuri.
Në takim foli edhe z. Muzaffer Sezgin Këshilltar i PK-së nga EULEX-i, i cili tha se formimi i Policisë në Komunitet, njësi kjo e cila ekziston në tërë botën do të ndihmonte në zvogëlimin dhe rënien e dukurive negative në komunitet.
Gjatë datës 28 mars anëtari i KKSB-së së Komunës z.Tafë Fazliu ka qëndruar në një vizitë në Mal të Zi me ftesë dhe organizim të FIQ dhe Saferëorld ku në këtë vizitë janë shkëmbyer dhe diskutuar përvojat e sigurisë në bashkësi.

RSS

Sign in