Lajmet   Kalueshmëria në Testin e Maturës 12.2% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar

Kalueshmëria në Testin e Maturës 12.2% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar - 05 korrik 2017

Pas publikimit të rezultateve nga testi i maturës është konstatuar se, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritje të shkallës së arritshmërisë prej 12.2 %. 

 

matura-1.JPG
Pas publikimit të rezultateve nga testi i maturës është konstatuar se, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritje të shkallës së arritshmërisë prej 12.2 %. Derisa  në vitin e kaluar kalueshmëria për afatin e qershorit ishte 55.68%, këtë vit, në këtë afat, ajo ka arritur në 67.86%.

 

Sipas Drejtorit të Drejtorisë pë Arsim, z. Hajrullah Ademaj, në komunën e Shtimes, ky sukses është rezultat i angazhimit të drejtorëve dhe  i punës intensive të mësimdhënësve të cilët kanë punuar me nxënësit në përgatitjen e tyre duke mbajtur orë shtesë në lëndët e caktuara. 

 

Rezultati i Testit të Maturës 2017 (afati i qershorit) në formë tabelare në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime

 

Drejtimi

Nx. që kanë hyrë në provim

Nx. që kanë kaluar testin

Përqindja e kalueshmërisë

Gjimnaz i Shkencave Natyrore

128

125

97.38 %

Gjimnaz i Shkencave Shoqërore

78

66

84.61 %

Gjimnaz i Gjuhëve

1

1

100 %

Gjithsej:

207

192

92.75 %

 

 

Rezultati i Testit të Maturës 2017 (afati i qershorit) në formë tabelare në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime

 

Drejtimi

Nx. që kanë hyrë në provim

Nx. që kanë kaluar testin

Përqindja e kalueshmërisë

Shkolla Profesionale (I)

Bujqësi

10

1

10 %

Shkolla Profesionale (II)

Elektroteknikë

10

3

30 %

Makineri

11

2

18.18 %

Shkolla Profesionale (III)

Ekonomi

64

33

51 %

Administratë

40

10

25 %

 Hotoleri

19

4

21 %

Gjithsej: 

154

53

34.41 %

 

Rezultatet e Përgjithshme të Testit të Maturës 2017 (afati i qershorit) në formë tabelare në instutucionet e arsimit të mesëm të lartë

Shkolla

Nx. që kanë hyrë në provim

Nx. që kanë kaluar testin

Përqindja e kalueshmërisë

Gjimnazi “Naim Frashëri”

207

192

92.75 %

Shkolla e Mesme Profesionale

154

53

34.41 %

Rezultatet e përgjithshme: 

361

245

67.86 %

 

 

Shtime, më 3. 7. 2017


RSS

Sign in