Lajmet   Kryetari Naim Ismajli, njëherit Presidenti aktual i NALAS-it, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjiths

Kryetari Naim Ismajli, njëherit Presidenti aktual i NALAS-it, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të këtij Asociacioni - 17 maj 2017

Sot, në Vjenë ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e XII e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), ku po merr pjesë kryetari Naim Ismajli, 
kryetari.jpg
Sot, në Vjenë ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e XII e Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), ku po merr pjesë kryetari Naim Ismajli, njëherit Presidenti aktual i NALAS-it Punimet e Asamblesë zhvillohen në kuadër të Konferencës vjetore të Ujërave, duke sjellë së bashku Kryetarët e Komunave të Evropës Juglindore për të diskutuar tema që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e tyre. Si pjesë e programit të konferencës, NALAS-i do të mbajë një sesion trajnimi mbi rolin e qeverive lokale në planifikimin e investimeve dhe përmirësimin e performancës së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve.

Në këtë konferencë, z. Naim Ismajli, tha se fuqia politike e Kryetarëve të Komunave dhe Asociacioneve të tyre mund të bëjnë ndryshimin për të mirën e qytetarëve në Evropën Juglindore.

foto-kr.JPG
Ndërkaq, më 19 maj, Asambleja e Përgjithshme e NALAS-it do të hapet nga Presidenti aktual i NALAS-it, z. Naim Ismajli, Znj. Breda Pecan, Zëvendes Presidente e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Dr. Franz Schausberger, Këshilltar Special për Komisionerin Hahn. Delegatët do të shqyrtojnë punën e NALAS-it në vitin 2016 dhe planin e punës për vitin 2017 dhe do të diskutojnë dhe miratojnë Planin e ri Strategjik të Rrjetit për periudhën 2018-2022. Dy dokumente politike të rëndësishme do të paraqiten nga Asambleja e Përgjithshme, një rreth Ballkanit Perëndimor në agjendën e zgjerimit të BE-së dhe Qeveritë Lokale dhe Asociacionet e tyre si aktorë kyç në procesin e integrimit në BE dhe i dyti për t'iu përgjigjur nevojës për zhvillimin e kapaciteteve për sektorin e ujit dhe kanalizimeve në Evropën Juglindore.



RSS

Sign in