Lajmet   Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e rregullt, të VII-ën me radhë

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e rregullt, të VII-ën me radhë - 14 korrik 2017

Nën drejtimin kyesuesit të Kuvendit të Komunës, z. Rrahman Jakupi, është mbajtur mbledhja e shtatë, e rregullt e Kuvendit, me këtë rend dite: 

fotografija-1.JPG
Nën drejtimin kyesuesit të Kuvendit të Komunës, z. Rrahman Jakupi, është mbajtur mbledhja e shtatë, e rregullt e Kuvendit, me këtë rend dite:

1. Raporti Buxhetor Janar-Qershor 2017;

2. Propozim-Vendim për korrigjimin e Vendimit Nr.01/006/13819-143 për Rishikimin

    e Buxhetit të Komunës së Shtimes për vitin 2017,

3. Draft-Rregullore për Tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2018;

4. Draft-Rregullore mbi Transparencën, (pas diskutimit publik).

Fillimisht, rreth Raporti buxhetor janar-qershor 2017, sqarime ka dhënë zyrtari kryesor financiar z. Jetush Rrafshi, i cili veç të tjerash tha se ky raport financiar është i mbështetur në infrastrukturën ligjore adekuate dhe përfshin detajet nga grantet qeveritare,të hyrat vetanake si dhe subvencionet. ”Jemi munduar që detajisht madje edhe në mënyrë tabelare t’i specifikojmë të gjitha që për ju të jenë të qarta  siç po e vëreni se shkalla e shpenzimeve është e kënaqshme dhe besoj se me diskutimet e juaja njëkohësisht edhe pyetjet, ky raport do të plotësohet”, nënvizoi z.Rrafshi.

Në debatin e hapur u inkuadruan delegateët: z.Fatmir Zymeri, z.Selim Shabani, z. Shefki Dauti, z.Labinot Beqa, znj.Arbëresha Syla etj., të cilët kërkuan sqarime shtesë për çështjet e caktuara. Z.Fatamir Zymeri ishte i kënaqur me raportin financiar dhe siç tha ai është mirë i dizajnuar dhe i sqaruar lidhur me çështjet, të cilat sipas tij e bëjnë mjaft përmbjajtësor. Z.Selim Shabani tha se shumë ceshtje nuk janë të sqaruara sepse qytetarët kërkojnë përgjëgjësi për ngecje të porjwkteve. ”Shumë projekte po ngecin e qytetarët këkojnë sqarim dhe llogari,disa projekte po kryhen shkel e shko.Shihni shtratin e lumit Shtimjanja si është shndërruar në deponi hedhurinash inerte dhe të tjera”, konkludoi z.Shabani. Ai kërkoi sqarim edhe për shkallën e ulët të inkasimeve nga tatimni në pronë duke parashtruar njëkohësisht edhe pyetjen se cilat projekte do të ngecin si pasojë e inkasimit të dobët të të hyrave vetanake.

Labinot Beqa tha se gjerat po i përsëriten nga viti në vit dhe më nuk janë interesante pë qytetarët. ”E njëjta gjë po i përsëritet në këto raporte, po rriten shpenzimet e sidomos ato të lendëve djegëse në shkolla e të rymës elektike e të ngjashme. Qytetarët kërkojnë ndryshime kjo na obligon sepse vota e tyre na solli këtu”, tha veç tjerash, deputeti, z. Labinot Beqa.

Deputetja, znj Arbëresha Syla duke mbështetur raportin tha se nuk pajtohet me diskutimin e parafolësit sepse kishte konotacion politik dhe i ngjan një fushate zjedhore.

Z.Shefki Dauti tha se është i bindur se raporti buxhetor është shumë real dhe i specifikuar mirë andaj duhet të apovohet.Ndër të tjera tha edhe këtë:”E falendeoj zyrtarin financiar për raportin,i  ka përfshirë madje edhe detajet deri në 20 euo dhe për këtë arsye jemi shpallur komuna e dytë me performanceë më të mire.

fotografija-2.JPGfotografija-3.JPG
Pas diskutimeve dhe pas sqarimeve që dha zyrtari kryesor financiar, z. Jetush Rrafshi, Raporti Buxhetor Janar-Qershor 2017, u aprovua me shumicën e votive të delegateëve të pranishëm.

Në vazhdim të seancës delegatët u morën me korrigjimin e Propozim-Vendimit nr.01/006/13819-143 për Rishikimin e Buxhetit të Komunës së Shtimes për vitin 2017, Draft-Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2018, për të cilën u mor vendim që ta nxjerrin në diskutim publik dhe në fund aprovuan Draft-Rregullore mbi Transparencën, (pas diskutimit publik).


RSS

Sign in