Lajmet   MBI 400 KANDIDATË PËR 121 VENDE TË LIRA PUNE NË ARSIM

MBI 400 KANDIDATË PËR 121 VENDE TË LIRA PUNE NË ARSIM - 30 gusht 2010

Gjithsej 454 kandidatë kanë aplikuar në konkursin e publikuar (7. 7. 2010) për 121 vende të lira mësimdhënësish në shtatë shkolla fillore dhe një të mesme në territorin e Komunës së Shtimes. Intervistimi i kandidatëve ka nisur më 2 gusht dhe ka përfunduar më 6 gusht 2010.

Gjithsej 454 kandidatë kanë aplikuar në konkursin e publikuar (7. 7. 2010) për 121 vende të lira mësimdhënësish në shtatë shkolla fillore dhe një të mesme në territorin e Komunës së Shtimes. Intervistimi i kandidatëve ka nisur më 2 gusht dhe ka përfunduar më 6 gusht 2010. Ndërkaq, emrat e 121 kandidatëve (61 meshkuj dhe 60 femra) të përzgjedhur janë publikuar më 13. 8. 2010. Sipas koordinatorit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, z. Lulzim Sahiti, konkursi është shpallur vetëm për vendet e punës, në të cilat kanë qenë të angazhuar mësimdhënës të pakualifikuar. Sipas Sahitit, komuna e Shtimes, më së tepërmi ka nevojë për kuadro të gjuhës angleze 34 norma, pastaj për mësues klasor 34 norma, për matematikë 7, kulturë muzikore 6 e kështu me radhë.

Sipas zyrtarit për Arsim dhe Monitorim të Shkollave, z. Beqë Sokoli, këto ditë është dërguar lista në MASHT me mbi 60 mësidhënësish me kualifikim të Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) për përfshirjen e tyre në kualifiim pa shkëputje nga puna, të cilët përfshin moshën nga viti 1960 për profilet e caktuara: Programi parashkollor, fillor, gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi angleze, histori-edukatë qytetare, teknologji-informatikë dhe matematikë-informatikë.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, z. Nazmi Iballi bënë të ditur se nga 121 kandidatët e pranuar me konkursin e sivjetshëm, rreth 40 prej tyre janë mësimdhënës të rinj prej të cilëve priten edhe rezultate të avancuar në arsim në komunën e Shtimes. Ai tregon se krahas kuadrit të ri arsimorë, DAKRS ka hartuar edhe një Draft-Rregullore për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Shtimes, e cila do të reflektojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimdhënies në shkollat e komunës së Shtimes.


RSS

Sign in