Lajmet   NJOFTIM NGA DSHMS

NJOFTIM NGA DSHMS - 24 gusht 2017

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), si përgjegjëse në organizimin dhe hartimin e politikave shëndetësore në Komunën e Shtimes, me kërkesën e qytetarëve që në komunën tonë të jetë një barnatore e hapur 24... 

Burimi.JPG
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), si përgjegjëse në organizimin dhe hartimin e politikave shëndetësore në Komunën e Shtimes, me kërkesën e qytetarëve që në komunën tonë të jetë një barnatore e hapur 24 orë ka zhvilluar takime me të gjithë pronarët e barnatoreve private që operojnë në komunën tonë me qëllim që të arrihet një marrëveshje për zgjatjen e kujdestarisë së natës. Deri tani, barnatoret kanë mbajtur kujdestari deri në ora 2 pas mesnatës. Pas dy takimeve është arritur marrëveshja që në qytetin tonë të jetë një barnatore e hapur 24 orë, Kjo marrëveshje është arritur për një kohë të caktuar deri në përfundimin e sezonit veror me mundësi rishikimi pas përfundimit të sezonit veror. DSHMS-ja falënderon të gjithë pronarët e barnatoreve për bashkëpunimin korrekt e që është në interesin e qytetarëve të komunës sonë.

DSHMS-ja njofton  qytetarët e komunës se nga data 21.8.2017 një barnatore e qytetit do të  jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve.


RSS

Sign in