Lajmet   Përkrahje për 10 fermerë të rinj të komunës

Përkrahje për 10 fermerë të rinj të komunës - 17 mars 2017

Si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së  

1.JPG
Si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së  Kosovës (“IADK” ), të nënshkruar më 1.2.2017, sot, më 16.3.2017, kanë nënshkruar kontratat 10 përfitues të projekteve për serra.     

fotografija-2.JPG
Më nënshkrimin e këtyre kontratave fermerëve u ofrohet ndihma dhe përkrahja për ngritjen e serrave prej 160 m² përmes së cilave do të jenë në gjendje të prodhojnë për nevoja të veta dhe për tregun. Nga 10 përfituesit 6 janë femra.

“IADK”-ja, në këto projekte do të investojë gjithsej 10.000€, komuna 5.000€ kurse 5.000€ do të participojnë përfituesit. Në këtë shumë të përgjithshme parashihen edhe shpenzimet operacionale (selektimi, keshilla, trajnimi, monitorimi, komunikimi, materiale edukuese, raportim etj.

fotografija-1.JPG
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z. Sabri Çerkini.           

7-(1).JPG
Pas nënshkrimit të kontratave dhe pas këshillimeve të dhëna, për përfituesit është mbajtur edhe trajnimi me temën “ Mbajtja e shenimeve “.   


RSS

Sign in