Lajmet   RREGULLOHET KËNDI I GJELBRIMIT NË SHKOLLËN “EMIN DURAKU” NË SHTIME

RREGULLOHET KËNDI I GJELBRIMIT NË SHKOLLËN “EMIN DURAKU” NË SHTIME - 11 maj 2013

Këto ditë shkolla e mesme e ulët “Emin Duraku” ka realizuar projektin për rregullimin dhe mbjelljen e luleve në “Këndin e Gjelbrimit” pranë hyrjes së shkollës, i cili projekt është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, prindërve dhe nxënësve.
Këto ditë shkolla e mesme e ulët “Emin Duraku” ka realizuar projektin për rregullimin dhe mbjelljen e luleve në “Këndin e Gjelbrimit” pranë hyrjes së shkollës, i cili projekt është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, prindërve dhe nxënësve.

SHFMU-ED-(1).JPG
Drejtoresha e shkollës znj. Zejnepe Hysenaj lidhur me këtë aktivitet tha “Projekti të mbëltojmë lule në “Këndin e Gjelbërimit” ishte planifikuar qysh në formimin e Klubit të Gjelbër të nxënësve të shkollës sonë, ndërsa filloi së realizuari qysh me datë 24.04.2013 me ndihmën e donatorit të librarisë “Libri” në Shtime z. Nuredin Hysenaj dhe prindit z. Arben Bajrami, njiherit pronar i veprimtarisë punuese “Kopshti” nga Shtimja. Me këtë rast janë mbjellur 410 copë lule të llojeve të ndryshme, pleh natyral dhe artificial si dhe një kamion dhe të cilin e ka sjellur prindi z. Arben Bajrami, ndërsa pjesën e lërimit e kanë kryer poashtu prindër të nxënësve të kësaj shkolle.”.
Znj. Hysenaj theksoi se ky aktivitet do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen ku të gjithë nxënësit do të sjellin nga një lule kopshti apo lule në saksi për shkollën e tyre. Pjesët e lëruara do të jenë përgjegjësi e arsimtarëve dhe do të kujdesen me to së bashku me nxënësit, ndërsa Klubi i Gjelbërt i shkollës do të kujdeset për ujitjen e tyre me ndihmën e Grupit Vullnetar të shkollës.

SHFMU-ED-(3).JPG

RSS

Sign in