Lajmet   SHPALLEN REZULTATET E TESTIT TE ARRITSHMËRISË

SHPALLEN REZULTATET E TESTIT TE ARRITSHMËRISË - 09 korrik 2010

Drejtoria Komunale për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë publike rezultatet e testit të arritshmërisë.
Drejtoria Komunale për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë publike rezultatet e testit të arritshmërisë.

Testit te arritshmërisë i janë i janë nënshtruar gjithsej 593 nxënës të klasave të nënta të komunës së Shtimes. Për shtatë shkollat e komunës janë publikuar rezultatet për të gjithë nxënësit që i janë nënshtruar këtij testi në të vetmen qendër të testimit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” të Shtimes.

Sipas statistikave të bëra publike nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, kriterin prej 50 për qind e mbi e kanë arritur gjithsej 49 për qind të semimaturantëve shtimjanë. Ndërsa si çështje lidhur me shpalljen e rezultatit është përmendur një gabim teknik i mos publikimit të disa emrave të nxënësve në listë.
 Testi i klasës së nëntë varësisht nga rezultatet e treguara dhe pikëve nga suksesi shkollor, do t’ju mundësojë këtyre nxënësve përcaktimin për drejtimin e shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm.
 



RSS

Sign in