Lajmet   SPORTET PA KUFIJ ARGËTOJNË FËMIJËT SHTIMJANË

SPORTET PA KUFIJ ARGËTOJNË FËMIJËT SHTIMJANË - 12 maj 2013

Një ndër organizatat rinore e cila po argëtonë fëmijët shtimjanë është edhe Organizata Sport Sans Frontiers (Sportet pa Kufij) organizatë kjo e cila tani e disa vite po mbanë aktivitete më të rinjtë e sidomos me fëmijë të moshave të ndryshme. Fillimisht nga kjo organizatë janë trajnuar animatorë të cilët do të mbajnë lojëra të ndryshme.

SPK-(1).jpg

I riu Mirsad Mehmeti nga Shtimja, udhëheqës i animatorëve për lojëra me fëmijë tha se gjatë kësaj jave do të mbahen lojëra me fëmijë, ndërsa deri më tani kanë realizuar një numër të madh lojërash “Deri më tani vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti kemi realizuar rreth 13 aktivitete, ku për secilin aktivitet pjesmarrës kanë qenë 30-40 fëmijë të moshave të ndryshme si dhe fëmijë të komuniteteteve të Shtimes. Jemi duke i shikuar mundësitë që t’i zgjerojmë aktivitetet që nga muaji i ardhshëm edhe nëpër fshatra, me c’rast kemi përkrahjen edhe nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe pritet që transporti për animatorët dhe ekipën që organizon lojëra të jetë nga DAKRS Shtime. Kemi pranuar edhe material shtesë nga Sportet pa Kufi, ndërsa numri i organizuesve të lojërave  është 4 (2 animatorë dhe 2 asistentë)”. Ai poashtu theksoi bashkëpunimin e mirë me DAKRS-në, SSF-në dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal Shtime.

Aktualisht aktivitetet e Sporteve pa Kufij organizohen tek ambientet e Qendres Rinore të Shtimes, ndërsa me anë të këtyre aktiviteteve sportive-rekreative të cilat realizohen në kuadër të Organizatës Sport Sans Frontières dhe në bashkpunim me Kvrl-Shtime mundohemi që t’i thyejmë barrierat e diskriminimit gjinor, racor dhe gjithashetu t’i sensibilizojmë fëmijët kundër dukurive negative shtoi Mirsad Mehmeti.

SPK-(2).jpg

RSS

Sign in