Lajmet   Urime për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Urime për Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 08 mars 2017

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përkatësish Ditës së Nënës-8 Marsi, kryetari Naim Ismajli organizoi një pritje për gratë që janë të punësuara në Administratën Komunale të Shtimes.

2.JPG
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përkatësish Ditës së Nënës-8 Marsi, kryetari Naim Ismajli organizoi një pritje për gratë që janë të punësuara në Administratën Komunale të Shtimes.

Pasi u ka uruar festën, ai ka përkujtuar se 8 Marsi njihet si “ Dita e Gruas”, në të gjithë botën duke simbolizuar bashkimin e grave pa dallim, race, kulture, gjuhe dhe prejardhje.

foto-8-marsi.JPG
-Gruaja, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri, gjithmonë ka qenë e përkushtuar për barazi, paqe dhe drejtësi prandaj sot ajo, përveç se është nënë,  është e përfaqësuar në të gjitha strukturat e shoqërisë, ku edhe është treguar e aftë për t’u ballafaquar edhe me sfida të natyrave të ndryshme, që janë në interes të shoqërisë, që nga fillimi i shekullit XIX- ka thënë veç tjerash kryetari Ismajli duke i falenderuar edhe për punën që po bëjnë në pozita të ndryshme në Administratën Komunale.

1-kryetari.JPG

Kryetari i përgëzoi ato për sukseset e arritura dhe u  dëshiroi shëndet të mirë, suksese të mëtejme në jetë dhe në familje.

3.JPG



RSS

Sign in