Lajmet   ZVICRA DHURON 48.000 EURO KOMUNËS SË SHTIMES PËR PROJEKTE KOMUNALE

ZVICRA DHURON 48.000 EURO KOMUNËS SË SHTIMES PËR PROJEKTE KOMUNALE - 18 shtator 2014

Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra e Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e lansimit të projektit duke e shënuar fillimin e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe që zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë.
Prishtinë, 18 shtator 2014 – Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra e Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e lansimit të projektit duke e shënuar fillimin e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe që zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë.
Projekti DEMOS mbështet Kosovën në procesin e saj të tranzicionit drejtë një shteti demokratik dhe të decentralizuar në të cilin komunat ushtrojnë qeverisje gjithëpërfshirëse sociale dhe ofrojnë shërbime efektive sipas nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.
Komuna e Shtimes do të përdorë këtë grant për punë, furnizime apo shërbime në fushat si menaxhimi i mbeturinave, hapësira publike, trafiku komunal, menaxhim financiar dhe demokraci lokale.
Performanca Komuns së Shtimes dhe 16 komunave tjera është vlerësuar në bazë të të dhënave zyrtare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe Auditori i Përgjithshëm, në fushat si në vijim:
·         Menaxhimi financiar - zbatimi i rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm dhe vjelja e tatimit në pronë;
·         Demokraci lokale - raportimet e kryetarëve të komunave në takimet e kuvendeve komunale dhe publikimi i akteve të kuvendeve komunale;
·         Shërbimet publike - mbulueshmëria dhe cilësia e shërbimeve komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hapësirave publike dhe trafikut komunal.
Sistemi i granteve të DEMOS-it nxitë komunat në përmirësimin e performancës së tyre: sa më e lartë të jetë performanca komunale aq më i lartë do të jetë granti vjetor.
Përveç granteve, DEMOS gjithashtu do të ofrojë asistencë teknike për komunat partnere gjatë 3.5 viteve të ardhshme në:
·         Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në fushën e hapësirave publike, trafikut komunal dhe menaxhimit të mbeturinave;
·         Përmirësimin e menaxhimit financiar dhe transparencës;
·         Përmirësimin e demokratizimit të pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje;
·         Përmirësimin dhe harmonizimin e politikave për qeverisjen lokale;
Përveç 17 komunave (që mbulojnë rreth 40% të popullsisë së Kosovës), partnerë të DEMOS-it janë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe ministritë e tjera të linjës si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

RSS

Sign in