Prokurimi

  • E bën parakualifikimin e furnizuesve, përgatitjen e dokumenteve- të ofertimit (ftesës për oferta, kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime) dhe lëshimit të tyre, administrimin e tenderëve, monitorimin e procesit të prokurimit, përgatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve,
  • Është përgjegjëse për klasifikimin e dokumenteve përkatëse dhe bën mirëmbajtjen e librarisë teknike,
  • E mirëmban listën e azhurnuar të kontraktuesve dhe furnizuesve. Kjo informatë mund të mbahet lokalisht, ose nga bazat e të dhënave prej AQF-së dhe Njësisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Përmes AQF-së siguron se të gjithë furnizuesit, apo agjentët e emëruar të Kosovës janë të regjistruar dhe janë njësi tatimpaguese, në të kundërtën, ata nuk mund të konsiderohen për pjesëmarrje në ndonjë ofertim ose procedure të kuotimit,
  • Siguron që mallrat dhe shërbimet të prokurohen në mënyrë sa më ekonomike, efikase dhe efektive. Të përgatisë specifikime të hapura, të sigurojë trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet gjithë furnizuesve,
  • Organizon procedurën e kuotimit dhe të tenderit varësisht nga çmimi i vlerësuar në bazë të limiteve financiare të miratuara,
  • Asiston në aranzhimin e procedurave dhe krijimin e komisioneve për vlerësim,
  • Me mbarimin e procesit të vlerësimit dhe procesit administrativ, e përgatitë kontratën dhe lëshon urdhrin për blerje,
  • Asiston në monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe urdhrave për blerje,
  • Përcjellë shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve në bazë të marrëveshjes,
  • E bën kontrollimin e faturës në pajtim me kontratën me shënimet mbi mallrat e pranuara, shënimet e dërgesës të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave,
  • Kryen edhe detyra të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin.