Mirësevini në Skenderaj

 

Faqja zyrtare në internet e Komunës së Skenderajt është dritare përmes së cilës qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë.!

E-maili zyrtar i komunës është:
komuna.skenderaj@rks-gov.net
 
Adresa: Rr. " 28 Nëntori "  pn.  41000 - Skenderaj

 

 

Historiku

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton i banuar që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku - lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë - “Gjytet” (gërmadha) etj.

Më shumë...

Lajme

Nënkryetari Nura ka takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt
25 maj 2017

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori i DKA-së Bekim Latifi kanë bashkëbiseduar sot me drejtorët e shkollave të Skenderajt.

Në takim u bisedua për përfundimin me sukses të vitit shkollor si dhe për rezultatet e arritura të shkollave gjatë vitit në procesin edukativo-arsimor  më shumë...

Asfaltohet rruga e lagjes Buliqi në Çubrel
24 maj 2017

Po vazhdon ritmi i ndërtimit të rrugëve të reja të lagjeve në fshatrat e Skenderajt. Fokus i investimeve është edhe fshati Çubrel.

Komuna e Skenderajt ka asfaltuar sot rrugën e lagjes Buliqi në fshatin Çubrel. Bukurisë natyrore të këtij fshati i është shtuar edhe rruga e re e lagjes Buliqi që lidh këtë lagje të Çubrelit me rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.  më shumë...

Qindra vullnetarë marrin pjesë në aksionin "Ta Pastrojmë Kosovën"
24 maj 2017
Në Skenderaj sot është realizuar aksioni për pastrimin e ambientit "Ta Pastrojmë Kosovën". Në aksion kanë marrë pjesë qindra vullnetarë dhe nxënës të shkollave të mesme të Skenderajt. 

Aksionin e kanë përkrahur Komuna e Skenderajt dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave "Uniteti".

më shumë...

Fillon ndërtimi i rrugës në lagjen Veseli të Likocit
24 maj 2017

Komuna e Skenderajt ka filluar ndërtimin e rrugës në fshatin Likoc të Skenderajt. Për të parë nga afër fillimin e punimeve në këtë rrugë, në Likoc ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorët e tij.

Z. Nura ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është duke investuar fuqishëm në infrastrukturë në tërë territorin, e njejta gjë po ndodh edhe ne fshatin Likoc, në lagjet Veseli, Aliu dhe Feka. 
Sipas z. Nura ndërtimi i rrugëve të lagjeve në fshatin Likoci ka qenë prioritet i Komunës së Skenderajt.

   më shumë...

Fillon ndërtimi i rrugëve në lagjen Hoti të Morinës
23 maj 2017

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka vizituar fshatin Morinë të Skenderajt me qëllim të inspektimit të punimeve në rrugët e lagjes Hoti të këtij fshati.

Realizimi i projektit të ndërtimit të rrugëve të lagjeve në fshatin Morinë ka filluar dhe do të përfshijë të gjitha rrugët e lagjeve Hoti dhe Mëziu. Derisa në rrugët e lagjes Hoti tashmë ka filluar puna, në lagjen Mëziu punimet do të nisin brenda 2-3 ditësh.  më shumë...

 

Hyrja





Tiketa-per-ueb-faqe04-(1).gif
riatdhesimi.jpg
 


 

Lajmet e fundit

Statuti-i-komunes-(1).jpg

Komuna Online


      REGJISTRIMI  I  BUJQËSISË


Anketë

SkenderajAnketa2 Çka mendoni për uebfaqen e re të Komunës ?

Promovimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë