Administratë

Drejtoria për Administratë

Forma e Organizimit te Punes


Drejtoria për administratë  funksionon  në mënyrë efikase dhe profesionale dhe ka  këto forma të organizimit të punës:

a) sektorin e ofiçarisë;
b) zyrën pritëse dhe arkivin e komunës;
c) njësinë e autoparkut të veturave zyrtare të komunës ;
d) njësinë për të drejtat e njeriut;
e) zyrën e komunitetit;
f) zyrën e prokurimit;
g) shërbimin profesional për punët e kuvendit;
h) shërbimi profesional për punët e kryetarit
i ) zyrtarin ligjor komunal;
j ) zyrtarin për integrime evropiane; dhe
k) zyrtarin për kthim



QËLLIMI

 

Drejtoria e administratës në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore (LVL-së ,Statutit të Komunës dhe akteve tjera )dhe në mënyrë që edhe me tej të rritet efikasiteti ,transparenca , besueshmëria dhe shërbimi me dinjitet për qytetarët, harton;

 

 

                                     PLANIN E PUNËS PËR VITIN 2015

 

Me këtë plan paraqitet objektivi i drejtorisë së administratës për  vazhdimin e ndërtimit të  një administrate  moderne,profesionale , efikase, transparente  dhe të  besueshme në shërbim të qytetarëve dhe të komunitetit të biznesit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht të  paanshme në aspektin etnik dhe  politik , që është parakusht për një administratë  të qëndrueshme dhe një shtet funksional.

Për këtë qëllim ne do të vazhdojmë  bashkëpunimin me MAPL dhe ministritë tjera të  linjës  si dhe me institucionet  vendore dhe ndërkombëtare , organizatat qeveritare dhe joqeveritare  me qëllim të funksionalizimit të  shërbimeve dhe realizimit  të planeve dhe projekteve tona.

 

PLANI I PUNËS I ZYRËS SË   GJENDJES CIVILE është  në perputhshmëri të plotë me kërkesat e qytetarëve .njëkohësisht përcjellja e ndryshimeve të mundshme të  ligjeve në fuqi si dhe udhëzimeve administrative  që vijnë nga ARC-ja dhe MPB -Departamenti i Regjistrimit Civil.

 

PLANI I PUNËS SË  QSHQK-së  gjithëashtu është në përputhshmëri me kërkesat e qytetarëve dhe komunitetit  të  biznesit, duke përdorur sistemet elektronike të avancuara intranetit dhe e –arkivës.Kjo qendër funksionon  sipas rregullores  mbi përshkrimin e vendeve të punës ,ligjit për arkivat shtetërore ,ligjit për administrimin e punës në zyrë nr.04/L-184 dhe udhëzimit administrative nr.03/2011 të MAPL.

 

PLANI I PUNËS PËR ZYRËN E PROKURIMIT-bazohet në  planifikimin përfundimtar të prokurimit të dorëzuar në agjensinë qendrore të prokurimit publik , që rrjedh nga  planet e drejtorive komunale. 

.

SEKTORI I SHËRBIMIT TË KUVENDIT  DHE  SEKTORI I SHËRBIMIT TË KRYETARIT – do të punojnë sipas kërkesave dhe nevojave të kuvendit dhe të kryetarit duke përcjellur dhe mbajtur komunikim me MAPL-në dhe institucionet tjera relevante.

 

ZYRA PËR AKTE NORMATIVE – Kjo zyrë  në planin vjetor për 2015 ka;

-Ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës në vitin 2015,

-Ndryshimin e rregullores për taksa tarifa dhe gjoba 2015,

-Projekt rregulloren për mbrojtjen nga zhurma,

-Projekt rregulloren kundër pirjes së duhanit në vende publike,

-Harmonizimin me LVL i rregullores për kushtet dhe kriteret për dhënjen e tokës komunale urbane për ndërtimin e objekteve të  përhershme të  banimit të bizneseve të  vogla dhe të mëdha në komunën e Skënderajt nr 01-110-219 të datës 29.04.2006,

-Harmonizimin me LVL i rregulores për trafikun,  parkimin, largimin dhe ruajtjen e automjeteve – veturave nr.01-110-99 e datës 28.04.2006,

-Harmonizimin me LVL i rregullores për shërbimet e varrimit ,rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit të Skenderajt nr,01-110-135 e datës 30.05.2006 dhe

- Projekt rregulloren për transportin rrugor.

 

NJËSIA PËR TË DREJTAT E  NJERIUT – kjo zyrë ka në plan të parë koordinimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve , planeve  dhe politikave që ndërlidhen me barazin gjinore , të drejtat e fëmijëve  dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Gjithëashtu kjo zyrë do të  bëjë  organizimin e tryezave dhe debateve lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut  dhe mbledhjen e të dhënave statistikore, e poashtu bashkëpunimi me organizatat qeveritare dhe joqeveritare  në fushën e të drejtave të gruas ,të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe me shoqatat e familjeve të  dëshmorëve etj është prioritet për këtë njësi për 2015.

 

ZYRA PËR INTEGRIME EUROPIANE-kjo zyrë  ka në plan të  parë koordinimin e procesit të integrimit europian në nivel komunal, realizimin e obligimeve të  komunës që dalin nga marrëdhënja Kosovë –BE,  monitorimin  raportimin dhe vlerësimin  e  rregulltë të  implementimit të  këtyre obligimeve gjithëashtu si prioritet për këtë zyrë është edhe koordinimi i institucioneve lokale dhe atyre qendrore për të siguruar pajtueshmërin e politikave te komunës me standardet e BE-së.

 

ZYRA E TEKNOLOGJISË  INFORMATIVE- Plani i punës i kësaj zyre lidhet ngusht me planin e avancimit të administratës në komunë.Përveq punëve të përditshme kjo zyrë ka këtë plan;

- Furnizimi me rrjet qeveritar i QKMF-së dhe Qendrës së Kulturës dhe Artit  ‘Hasan Prishtina’

-Krijimin e skemës së re të rrjetit për objektin e komunës

-Krijimi i një serveri në qendrën e të dhënave në MAP

- Pajisja me liqenca për softverin e komunës si;Win7(32bit dhe 64bit),Win8(32bit dhe64bit),Office         2007,Office 2010,Office2013 ,Win Server 2003dhe 2008  R2 64 bit ,SQL Server 2008.

-Avancimi i e-qeverisjes në komunë –në kontinuitet me planet e ministrive të linjës.

-Furnizimi i rregulltë me rrymë i kabineteve në çdo katë (bateri)

-Futja në DOMAIN qeveritar i kompjuterëve të mbetur jashtë DOMAIN-it

-Hartimi i një rregulloreje të  mbrendshme  për përdorimin dhe trajtimin e kompjutëreve dhe pajisjeve tjera  zyrtare të TI-ve.etj

-plotësimi me kamera shtesë në objektin e komunës-nuk janë të mjaftueshme ato ekzistuese.

 

 

 

SKËNDERAJ                                                                                     Drejtore për Administratë

06.01.2015                                                                                             Alberta Gjinofci