Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural

Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural

skenderaj - emblemaLogoere2

 

              Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural


PROGRAMI  I PUNËS SË DREJTORISË PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL PËR VITIN 2015

 

Misioni: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bënë menaxhimin e stafit të drejtorisë, burimeve financiare dhe bënë koordinimin me agjencionet tjera qeveritare për aktivitetet bujqësore dhe zhvillim rural.

 

Vizioni: Kjo drejtori është përgjegjëse për koordinimin e punëve me OJQ me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve bujqësore, të lidhë dhe bashkëpunojë me kooperativat bujqësore, ofrojë trajnime, ofrojë shërbime veterinere dhe të kujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalojë sëmundjet e kafshëve, koordinojë dhe të mbikëqyrë aktivitetet e gjuetisë dhe pylltarisë.

 

 SYNIMET STRATEGJIKE

 

-         Shtimi i prodhimtarisë bujqësore dhe përmirësimi i cilësisë së prodhimeve

-         Përmirësimi i infrastrukturës rurale

-         Mbrojtja e mjedisit

-    Perkrahja e frermerev per te aplikuar ne grandet dhe subvencionet ne MBPZHR

-         Përkrahja e fermerëve përmes shërbimeve profesionale këshillimore

-         Rregullimi dhe konsolidimi i tokave bujqësore

-         Hartimin e planeve për zhvillimin e të gjitha degëve të bujqësisë

-         Hartimin e programeve për industrinë përpunuese të produkteve bujqësore,

-         Kjo drejtori do të kujdeset për ruajtën e tokave bujqësore nga degradimet fizike dhe kimike,

-         -         Mbikëqyrë zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimin e ushqimit në komunë.

-         Harton plane dhe bën analiza duke përfshirë edhe  përpilimin  të rregulloreve dhe zbatimin e ligjeve.

-         Mbikëqyrë zbatimin e rregullave përkatëse të bujqësisë dhe shërbimeve mbi të dhënat bujqësore.

-         Hartimin e planit të zhvillimit të hortikulturës,

-         Edhe në lëmin e Pylltarisë bënë mbikëqyrjen e resurseve pyjore, planifikon shfrytëzimin e masës drunore në sektorin individual, njëherit bënë bashkëveprimin me organizatën pyjore.

 

Po ju paraqesim në disa pika aktivitetet e parapara të Drejtorisë për 12 muajt:

 


 

             PLANI  I  PUNËS   PËR VITIN  2015  - Sektori i Bujqësisë


 

 Janar

·         Monitorimi i mbjelljeve vjeshtore

·        Takim –  IADK

·        Monitorimi i dhe përcjellja e projektit te realizura nga MBPZHR

·        Organizimi  i trajnimeve për farmer në lidhje me mbajtjen e  shenimeve në fermë dhe menaxhimi i fermës

·        Do te fillojm me caktimin e termineve per aplikim  te fermerët per subvencionimin e grurit,miserit,deleve lopeve ,dhive,dhe bleteve

·         

 

·         Eliminimi I qenve endacak

 

·         Përcjellja e punëve tjera të drejtorisë - përpunimi i kërkesave 2014.

·         Marrja e çmimeve për prodhime bujqësore të fermerëve në tregjet e gjelbërua  të qytetit dhe përpunimi i të dhënave statistikore     

·        Implementimin e projektit te shërbimeve këshillimore për fermer

 

 


SHKURT :

 

  • Këshillim – demonstrim i krasitjes së pemëve te fermerët që posedojnë plantazh të pemëve, si dhe këshillime me fermerët për mbrojtjen e bimëve dhe dëmtuesve si dhe sugjerimi i fermerëve për përdorimin e preparateve kimike.
  • Pjesëmarrje në simpoziume dhe këshillime,
  • Do te Fillojm me digjitalizimin e parcelave te fermerët per subvencionimin e grurit,miserit,deleve lopeve ,dhive,dhe bleteve
  • Ngritja e 4 ha me mjeder

·         Do të regjistrohen pronarët e pyjeve private për pyllëzim dhe do të hartohet një projekt ideor për pyllëzim edhe në këtë sektorë, në qoftë se sigurohen mjetet nga se interesimi është shumë i madh.

·        Implementimin e projektit te shërbimeve këshillimore për fermer

·         Dhënia e informacioneve rreth grandeve për mbështetjen e fermerëve nga ana e MBPZHR

·        Organizimi i Trajnimeve profesionale për farmer nga lamija e blegtorisë, lavertarisë,mbrojtjessë bimve, pemtarisë dhe perimtarisë

 

 


MARS :

 

·         Vizitat në fermat e lopëve qumështore /problematika e pikave grumbulluese/.

·         Përpilimi i planit dhe përgatitja e listave për mbjelljet pranverore (sipas fshatrave dhe kulturave).

·         Këshillim - vizitë të fermerët që posedojnë Pemishta (sugjerimi i mënyrës së krasitjes dhe mbrojtjes).

  • Dhënia e informacioneve rreth grandeve për mbështetjen e fermerëve nga ana e MBPZHR

·         Takim me Drejtorinë e Gjeodezisë për statistikat e tokave bujqësore sipas fshatrave.

·         Pranimi i aplikacioneve nga fermerët për grande dhe subvencione nga MBPZHR

·        Formimi i komisionit profesional të bletarëve dhe konstatimi i gjendjes shëndetësore të bletarisë në territorin e Komunës.

·        Implementimin e projektit te shërbimeve këshillimore për fermer

 

 

 

 

PRILL :

 

 

·         Monitorimi i mbjelljeve pranverore.

·         Dalje në teren për hulumtim të fermerëve për investime në projektin e prodhimtarisë së pemëve dhe perimeve në bashkëpunim me OJQ-të,

 

·         Monitorimi i sipërfaqeve të pronave shoqërore – mundësia e shfrytëzimit të tokave nga fermerët.

 

·         Vaksinimi I qenve shtëpiak kundër sëmundjes se tërbimit

 

 

·        Implementimin e projektit te shërbimeve këshillimore për fermer

 

MAJ:

 

-         Dalje në teren dhe përcjellja e gjendjes së mbjelljeve vjeshtore

-         Monitorimi i mbjelljeve pranverore.

-         Vizitë te fermerët – kultivuesit e pemëve ne  i KK Skenderaj

-Takim pune me shoqatën e Pemtarve  /problematika e zhvillimit të Pemtaris/,

- Vizit ne teren qendres grumbulluese te bimeve mjeksore ne Polacë

 

- Implementimin e projektit te shërbimeve këshillimore për fermer

 


QERSHOR :

 

-         Përcjellja e gjendjes së mbjelljeve pranverore.

-         Përgatitjet dhe plani për fushatën e korrjeve - shirjeve

-         Regjistrimi i autokombajnave dhe njoftimi për subvencion të naftës nga MBPZHR.

-         Formimi i komisionit për kontrollimin e autokombajnave.

-         Monitorimi i gjendjes teknike te autokombajnave.

-     Organizimi I panairit te dredhëzës

-         Monitorimi i mullinjve të Komunës lidhur me përgatitjet për grumbullimin e sasisë së grurit nga fermerët.

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 

KORRIK :

 

 

-         Monitorimi i mbjelljeve pranverore –-        -        

-Takim pune me shoqatën e Blegtorëve /problematika e zhvillimit të Blegtorisë/,

-   Përgatitja dhe organizimi I fushatës se korrje shirjes

-         Monitorimi  i fermerëve që kanë përfituar nga projekte  nga IADK dhe heifer internacional dhe nga MBPZHR

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 


GUSHT :

 

-         Monitorimi – përcjellja e korrjeve, kontrollimi i grumbullimit të grurit.

-         Vizitë –  siloseve dhe mullisëve të cilat bëjnë grumbullimin e drithërave.

-         Përcjellja e punëve – kontrollimi i autokombajnave gjatë korrjeve,

-         Takim me MBPZHR - Prishtinë

-         Takim me fermerët për çështjen e grumbullimit të qumështit – vizitë në punëtoritë grumbulluese,

-         Përcjellja e punëve tjera të drejtorisë

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 

 

 

SHTATOR :

 

-         Përpilimi i analizës mbi përfundimin e korrje – shirjeve.

-         Përpilimi i planit dhe përgatitja e listave për mbjellje vjeshtore

-  Rendesia e higjienes te kafshet ne stalla, para mjeljes, gjate mjeljes, dhe e paisjeve per mjelje

-Rritja e rendimenteve të kulturat lavërtare, masast agroteknie.

-    Pranimi i apliakcioneve per grande  nga fermeret

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 

 

 

 

 


TETOR:

 

-         Takim me fermerët mbi realizimin e mbjelljeve vjeshtore .

-         Këshillim me fermerët rreth mënyrës së të ushqyerit të shpezëtaris si dhe metodat bashkëkohore të prodhimit të koncentratit, sigurimin e lëndës së parë për koncentrat  ( misër, sojë, etj)

-         Koordinimi dhe bashkëpunimi me OJQ – të për projekte të ndryshme

-    Organizimi i Panairit  te Bletarisë

-     Pranimi i aplikacioneve per grande nga fermeret

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 

 

 

NËNTOR:

 

-         Përgatitjet për shpalljen e Fermerit të Vitit 2015 -  

-         Organizimi dhe mbajtja e Fermerit të Vitit 2015 –

-         Monitorimi i punëve në pyllëzimin e sipërfaqeve pyjore në pronat shoqërore dhe  private.

- Këshillim me fermerët Rendesia e higjienes te kafshet ne stalla, para mjeljes, gjate mjeljes, dhe e paisjeve per mjelje

-  Këshillim me fermerët Ruajtja dhe deponimi i pemëve pas vjeljes.

 

- Luftimi I brejtësve të fushës

 

 

-     Implemntimin e projketit te sherbimeve keshillimore per fermer

 

 

DHJETOR :

 

-         Takim me përfaqësuesit e MBPZHR për të arriturat gjatë vitit 2015 - shpallja e rekordmenëve.

-         Analiza mbi të arriturat e vitit 2015 në Bujqësi.

-         Përpilimi i programeve për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2016

-         Takim me bashkatdhetarët rreth mundësisë së investimeve në lëmin e bujqësisë.

-         Buletini i statistikës për bujqësi.

-         Raport mbi punët e realizuara gjatë vitit 2015.

 

 

Të gjitha këto aktivitete do të përcillen dhe menaxhohen nga stafi i drejtorisë.

Po ashtu për çdo muaj bëhet marrja e çmimeve për produkte të perimeve, pemëve dhe bulmetit në tregjet e komunës dhe bëhet përpilimi dhe krahasimi i të dhënave, dhe shpërndarja e tyre te fermerët

Një herit çdo muaj bëhet edhe përgatitja e raportit të punës.

Si dhe merret edhe me ndonjë aktivitetet tjetër apo kërkesë të palëve e cila nuk është paraparë në këtë program.

 


PLANI  I  PUNËS   PËR VITIN  2015 SEKTORI I PYLLTARIS


 

         

Nr

 Qëllimi

Aktiviteti

Stafi përgjegjës

Afati

1

Ruajtja  dhe mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore

 Kontrollimi i terreneve ekonomiko-pyjore  dhe tokave pronë e pylltarisë, intervenimi ne ato vende nëse ka uzurpime te tokave pyjore te pylltarisë  me qellim mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre

Shefi , tekniku dhe pylltarët

Punë permanente për gjatë gjithë vitit

2

Dërgimi i fletëparaqitjeve ne Gjykatë

Përgatitja e fletëparaqitjeve  dhe dërgimi i tyre ne gjykatën për kundërvajtje 

Shefi i sektorit

Punë permanente gjatë gjithë vitit

3

Pastrimi i terreneve ekonomiko - pyjore

 

Pastrimi i pyjeve dhe i pishave

Stafi i sektorit te pylltarisë

 

 

 

Mars - Prill

 

 

4

Konfiskimi i druve  pa çekiç dhe pa

 fletëpërcjellje .

Ne bashkëpunim me policin do te konfiskohen drutë pa dokumente zyrtare te lëshuara nga organi kompetent komunal , si dhe matja e tyre nga ana e teknikut te pylltarisë 

Shefi sektorit , policia  dhe tekniku i pylltarisë

Gjatë gjithë  vitit

5

Sigurimi i një vendi për depo dhe ndërtimi  i depos

Ndërtimi i një depoje për drutë  e konfiskuara

Shefi i sektorit , drejtori  dhe tekniku i pylltarisë

 Prill

6

Kërkesa për kompensimin e demit

Përmbarimi i lendeve ne gjykatë dhe përfaqësimi i lendeve ne gjykatë

Shefi i sektorit

 

Punë permanente gjatë gjithë vitit

 

 

 

 

 

7

Pranimi i kërkesave për pyjet private

Pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave për pyjet private

Shefi  dhe tekniku i pylltarisë

Shkurt – Mars

8

Bashkëpunimi me organet e komunës , më inspektoret dhe me Policin 

Bashkëpunimi  me zjarrfikësit , policinë , inspektoret etj

Shefi i sektorit te pylltarisë, dhe organet e komunës 

Punë permanente

9

 

 

Ruajtja e pyjeve nga zjarret

 

Bashkëpunimi me zjarrfikësit  me qellim te shuarjes se zjarreve , nëse ato ndodhin.

Shefi i pylltarisë , pylltarët . zjarrfikësit

 

Qershor – Tetor

 

 

10

Kontrollimi i pishave dhe te gjitha terreneve 

Dalja ne ndihmë pylltarëve

Shefi i sektorit te pylltarisë

Punë permanente

 

11

Kontrollimi i ditarëve te punës

Kontrollimi i ditarëve te punës  te gjithë pylltarëve

Shefi i sektorit

Gjatë gjithë vitit

 

   

12

Bashkëpunimi me Agjensionin e pyjeve në Mitrovicë

Përgatitja e raporteve mujore dhe dërgimi i te njëjtave ne AP-së Mitrovicë.                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Shefi i sektorit

Gjatë gjithë vitit

13

Regjistrimi i te gjitha terreneve ekonomiko pyjore për vitin 2015

Formimi i komisioneve , dalja ne teren dhe regjistrimi i dëmeve pyjore

Shefi , tekniku dhe te gjithë pylltarët

Tetor – Nëntor

14

Pyllëzimi

Pyllëzimi i sipërfaqeve te reja 

Shefi dhe tekniku i pylltarisë

Nëntor

                                                                

 

                                                                               

Masat që propozohen të ndermeren

 

 Bashkpunimi i vazhduëshem me Ministrine Bujqësisë,pylltaris dhe zhvillimi rural , Organizatat vendore  dhe Nderkombëtare në lidhje me ofrimin e kushtetve dhe njohurive të reja për prodhuësit vendorë të kulturave bujqësore dhe produkteve blegtorale.

Hulumtimi i donacioneve të mundëshme për sektorin e bujqësisë,

Diversifikimi I aktiviteteve në zonat rurale,

Vizita më të shpeshta në teren dhe kontakte me farmer,

Inkurajimi i farmerve për tu organizuar ne Shoqata, formimin e kooperativa të bujqëve grupe të farmerve e në veqanti themelimi I një Kooperative të Marketingut të produkteve bujqësore vendore

 

05.01.2015  Skenderaj                                                                 Drejtori

                                                                                                  Musa Lushtaku