Drejtoria për Arsim

Drejtoria për Arsim

Drejtoria për Arsim



Misioni i Drejtorisë për Arsim është ngritja e cilësisë, menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm si dhe përgjegjësia dhe transparenca në punë.

 

 

Punën e vet drejtoria do ta orientojë :

·     Në menaxhimin dhe drejtimin efikas të punëve brenda drejtorisë,

·     Përfshirjen e të gjithë nxënësve në arsimin parashkollor, fillore dhe te mesëm te ulet dhe mesëm te larte.

·     Krijimi i strategjisë për ngritjen dhe avancimin e cilësisë me mësim.

·     Krijimin e kushteve të favorshme për punë  në të gjitha institucionet shkollore,

·     Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë,

·     Pajisja e shkollave më kabinete dhe mjete të nevojshme didaktike ,

·     Përfshirja në aftësimin profesional të mësimdhënësve, stafit profesional dhe drejtorëve të shkollave, përmes trajnimeve dhe formave tjera te ngritjes profesionale.

·     Ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore ne përgjithësi me interes per nxënësit dhe shkollat.

·     Renovimet dhe përgatitjet higjeno-teknike të shkollave,

·     Planifikimi i sigurimit te udhëtimit te nxënëseve me gjendje te rend sociale sipas mundësive buxhetore.

·     Planifikimi dhe sigurimi i bursave brenda mundësive  buxhetore për nxënësit më gjendje të rëndë ekonomike.

           

Drejtoria komunale e arsimit  funksionon sipas këtyre sektorëve:

1.     Sektori i administratës (2)

2.     Sektori për buxhet dhe financa (2)

3.     Sektori i Arsimit i ndarë sipas niveleve:

·     niveli parashkollor dhe fillor (2)

·     niveli i mesëm i ulët (1)

·     niveli i mesëm i lartë (1)

4.     4.Sektori i shërbimeve teknike 

 

 Përmbajtja e punëve dhe aktiviteteve

 

          Pikat kyçe (plani global)

 

·     Organizimi i takimeve me drejtor dhe mësimdhënës të shkollave me qëllim të realizimit të Programit për ngritjen e cilësisë në mësim.

 

·     Organizimi i shërbimit pedagogjikë-psikologjik në shkollat me numër të madh të nxënësve.

·     Organizimi i aktivitetit për identifikimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe edukimin inkluziv.

 

·     DKA në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit do të shqyrton mundësin e zbatimit të Kontratës Kolektive në Arsim.

 

·     Monitorimi i procesit edukativo-arsimor nga DKA-ja, inspektorët, MASHT-i dhe faktorët tjerë relevant do te behet në kontinuitet me qellim te mbarëvajtjes se terë punës në shkolla.

 

·     Kremtimi i Ditëve të shkollave dhe festave sipas kalendarit të MASHT-it të përcjellura me programe dhe aktivitete me interes për nxënësit dhe mësimdhënësit.

 

·     DKA dhe Komuna do të interesohen dhe azhurojnë përfundimin e objekteve shkollore si: Shkolla 9 vjeçare në Turiqevc, shkolla 9 vjeçare në Qirez, shkolla 9 vjeçare në Ticë, shkolla 9 vjeçare në Qubrel, sidhe Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj.

·     Kujdes të veçantë do ti kushtohet përmirësimit të kushteve higjeniko-teknike në shkolla dhe pajisjes së tyre me mjete dhe teknologji bash kohorë me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të procesit mësimor.

 

·     Me qëllim që Testet e Maturës dhe Testet e Arritshmërisë ti kryejmë me sa më shumë sukses do të organizohet edhe mësimi përgatitor shtesë me qëllim që të dalin rezultate sa më të mira.

 

·     Edhe këtë vit do të zhvillohen aktivitete të llojllojshme për pjesëmarrjen e të gjitha shkollave në garat e diturisë si në nivel komune, regjioni dhe vendi. Për më të mirët do të ndahen dhurata, mirënjohje, shpërblime, me çka do të nxitet interesimi dhe aktiviteti i nxënësve për sukses dhe pjesëmarrje.

 

 

 

·     Do të vazhdoj trajnimi i mësimdhënësve në programin e ECDL-it, me qëllim të përvetësimit  sa më të suksesshme të teknologjisë arsimore dhe zbatimin e saj në procesin arsimor. Trajnimet do të organizohen me stafin arsimor edhe për lëndë dhe klasë të caktuara të parapara për zbatimin e Kurikulës së re.

 

·     Do të hartohen edhe projekte nga investimet kapitale për ndërtimin e shkollës fillore “Elena Gjika” në Makërrmal dhe shkollës fillore “Drenica” në Polac, për shkak të lokalit të pamjaftueshëm me të cilin këto shkolla ballafaqohen.

 

·     Do të planifikohet edhe ndërtimi i sallave të edukatës fizike për shkollat “Ahmet Delia” në Skenderaj, në Turiqevc, në SHMT “Anton Çetta”, në Rezallë, në Likovc etj.

 

·     Nga Masht-i do te kërkohet ndërtimi edhe i një shkolle te re ne lagjen II për shkak te ngarkesës se madhe qe kane te dy shkollat ne Skenderaj.

 

·     Nga MASHT-i do të kërkohen mjete që për shkollat në ndërtim të sigurohet edhe inventari adekuat.

 

·     Po ashtu në bashkëpunim me MASHT-in do të hartojmë programin për mësimin tërë ditor në shkollat ku mësimi organizohet vetëm me një ndërrim.

 

·     Për drejtor dhe zëvendësdrejtor të rinjtë do të organizohen kurse për udhëheqësi arsimore me qëllim që menaxhimi i shkollave të bëhet në mënyrë sa më kompetente.

 

P

Periudha e planifikimit

 

            Detyrat e planifikuara

 

Bartësit e realizimit të planit

 

Komente

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Janar – Mars

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mars-Qershor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Korrik-Shtator

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Tetor-Dhjetor
Drejtoria për Arsim
Jashar Lushtaku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-     Organizimi i takimet e rregullta me drejtorët e shkollave, organet komunale dhe MASHT;

-     Përgatitja dhe fillimi i gjysmë vjetorit të dytë  2014/2015;

-     Zhvillimi dhe avancimi i procesit mësimor në të gjitha nivelet shkollore: (parashkollor, arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët arsimin e mesëm të lartë dhe arsimin special);

-     Hartimi i planit për buxhetin 2016;

-     Organizimi i shërbimit pedagogjik-psikologjik.

-     Formimi i komisionit për identifikim te fëmijëve me nevoja te veçanta

-     Zbatimi i politikës dhe udhëzimeve administrative të MASHT;

-     Monitorimi i procesit mësimor në shkolla përmes zyrtarëve të arsimit, inspektorëve rajonalë  dhe  MASHT në kontinuitet;

-     Takimet e rregullta me drejtorë të shkollave zyrtarë të ZRA, MASHT;

-     Organizimi i trajnimeve sipas Kurrikules se re dhe  programeve dhe lëmive  mësimore;

-     Përgatitjet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurt  2015;

-     Përgatitjet për kremtimin e Ditëve  të shkollave;

-     Shqyrtimi për pranimin e shërbimit pedagogjik – psikologjik;

-     Përgatitjet për shënimin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së (5,6,7  Mars 2015);

 

 

 

 

-     Përgatitja për shënimin  e  Ditës së Mësuesit (7 Marsit), në të gjitha shkollat me programe kulturore;

 

-     Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për nxënës, arsimtarë, shkolla dhe drejtorë;

-     Përgatitja e projekteve sipas prioriteteve nga mjetet kapitale;

 

-     Kryerja e obligimeve komunale, furnizimi  me materiale të nevojshme për mbarëvajtje të procesit mësimor  (mjetet higjienike, uji, rryma, mbeturinat, riparimet e vogla);

-     Pajisja e shkollave me mjete të konkretizimit;

-      Regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme (kl. I dhe IX).Merren shënimet në zyrat për regjistrim dhe në shkolla;

-     Mbledhjet me këshillat e prindërve;

-     Monitorimi i procesit mësimor në shkolla, në kontinuitet;

-     Përgatitjet për përfundimin e procesit mësimor për klasat përfundimtare (IX dhe XII), mbajtja e mësimit shtesë (përgatitor)për maturantë;

-     Përgatitjet për  përfundimin e procesit mësimor të gjysmë vjetorit të dytë;

-     Përgatitjet dhe monitorimi i Testit Kombëtar dhe Testit të Arritshmërisë;

-     Përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në shkolla, për vitin shkollor 2015/2016, sipas planifikimit të shkollave;

-     Analiza mbi shkaqet e mos vijimit të

nxënësve;

-     Objektivat për avancimin e procesit arsimor;

 

 

 

 

-     Përgatitjet për përfundimin e procesit mësimor të vitit  2014/2015;

-     Planifikimi  i trajnimeve  mësimdhënësve sipas reformës arsimore;

-     Përgatitjet për shpalljen e konkursit për

-     pranim të punëtorëve;

 

-     Përgatitjet higjienik-teknike  për fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016;

-     Përgatitjet dhe realizimi i projekteve kapitale sipas prioriteteve dhe mjeteve ne Ndërtimi i shfmu “ 2 Korriku” në Ticë (faza a dyte).

-     Presim përfundimin  e ndërtimit te shkollave  ne: Turiqevc, ne Qirez, Qubrel dhe përfundimin e gjimnazit “Hamëz Jashari”.

-     Fillimi i vitit të ri shkollor 2015/2016, sipas kalendarit të MASHT;

-     Furnizimi i shkollave me dokumentacion pedagogjik dhe material harxhues;

-     Sigurimi i lëndës  djegëse për shkolla;

-     Monitorimi i procesit mësimor në shkolla;

-     Analiza e suksesit të nxënësve në gjysmë vjetorin e  parë;

-     Realizimi i plan programit të punës 2015;

-     Analiza e shpenzimeve buxhetore për vitin 2015;

-     Punët e tjera në vazhdim ...

 

 

 

 

 

 

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DKA,

Drejtorët e shkollave,

Zyrtarët e arsimit

DKA, ZRA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DKA,

Drejtorët e shkollave,

Zyrtarët e arsimit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DKA,

Drejtorët e shkollave,

Zyrtarët e arsimit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për realizimin e këtyre dhe realizimin e planit për këtë periudhë varet nga

 

 

MASHT,

DKA,

ZRA dhe  
Komuna.

Do të kërkohen edhe donatorë.