Drejtoria për Arsim

Bazuar ne ligjin për vetëqeverisjen lokale te komunave të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Arsim dhe Kulturë ka drejtorin e emëruar nga kryetari i komunës,i cili/cila ka përgjegjësi për udhëheqjen dhe të drejtuarit e drejtorisë, i raporton kryetarit rregullisht për çështjet që janë në kompetencë të tij apo të saj.

a) Arsimi

Bazuar në ligjin 2002/2 mbi arsimin fillor dhe të mesëm i cili rregullon çështjet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në shkolla dhe në institucione të aftësimit në Kosovë, me përjashtim të rasteve ku rregullohen në mënyrë të veçantë me 02/-52 për arsimin parashkollor.Bazuar në ligj komuna është përgjegjëse për :
Nxit barazinë në mundësinë për të ndjekur arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;

Zhvillimin dhe aftësimin e personelit;
Zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal;
Respekton dhe nxit të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;

Drejtoria nxitë bashkëpunimin në mes të mesimdhënsve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes;

Regjostrimin e të dhënave personale për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT dhe në harmoni me ligjin;
Bashkëpunon me MASH-in në planifikim dhe koordinim të arsimit parshkolor, fillor, dhe të mesëm në Kosovë;
Planifikon zhvillimin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in dhe komunat tjera;

Bashkëpunon me drejtoritë tjera të komunave në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njërzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;

Në marrveshje me MASHT-in, miraton rregullat për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në Komunë;

Rregullon së cilat shkolla i përkasin zonave specifike të mbulimit në komunë;

Mirëmbajtjen dhe riparimin e ndërtesave dhe paisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenje fizke të nxënësve, duke përfshirë ujë të freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore;

Marrjen e masave për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës;

Nxitjen e bashkëpunimit me MASHT-in, politikën shoqëroe dhe objektivat e shëndetit publik ndërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirëprograme për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;

Miratimin e pushimeve të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës te arsimit dhe miratimin e rregullave të shkollës.Punësimin dhe dhe pagat e personelit mësimdhënës në institucionet arsimore të komunës;

Merr vendime ndaj ankesave ndaj vendimeve drejtuese të institucioneve arsimore, të parapara me ligj;

Shqyrton vazhdimisht masat e marrura për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme , drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtorit komunale tjera për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;

Bënë vlersime të nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të këtë marr më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorit për këto rregullore;

Propozimin për arsimin special për nxënës dhe dhënia e vlersimit profesional;

Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevoja speciale;

Pjesëmarrje në përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësusësve që punësohen në shkollat e komunës;