Shkarko Dokumente

Raportet

Projektet






Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim

DREJTORIA PËR FINANCA EKONOMI DHE ZHVILLIM


 

Misioni
   

    • Misioni i drejtorisë për Financa Ekonomi dhe Zhvillim është sigurimi i menaxhimit të përgjegjshëm, të drejtë dhe transparent të fondeve publike, krijimi i politikave fiskale të favorshme për nxitjën e investimeve të huaja dhe vendore me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal krijimi i një buxheti që rrit efikasitetin dhe efektivitetin e tij për alokimin e drejt dhe me prioritet të resurseve në bashkpunim me të gjitha drejtoritë komunale.

 

 

 

Drejtoria funkcionon përmes këtyre sektorve :

 

 

 

1.Sektori për buxhet&financa

 

2.Sektori i të hyrave

 

3.Sektori i tatimit në pronë dhe

 

4.Sektori për ekonomi dhe zhvillim

 

 

Objektivat e drejtorisë:

 

 

 

1.Ruajtja e stabilitetit buxhetor përmes politikave te kontrollit te brendshëm

 

2.Ruajtja e trendit te arkëtimit të hyrave vetjake, dhe rritja e burimeve të tyre,

3.Prioriteti i investimeve të taksa paguesit me më shumë pjesëmarrje në të hyra   vetjake te Komunës (tatimi ne pronë) 

 

 

 
Formrma e Organizimit te Punës



Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, ka parasysh objektiva të qarta te politikës ekonomike, që do ta mbështesin zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik nga fushë veprimtaria e vetë.

            Plani i punës për vitin 2015 i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim  do të jetë  në harmoni të plotë me planet e punës së Qeverisë Komunale, duke pasur parasysh respektimin e plotë të Ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë punën mjaft delikate të kësaj drejtorie siq janë: Ligji mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit , Ligjin mbi financa te pushtetit lokal, ligjin mbi vetqeverisjen lokale, Urdhëresat Administrative si dhe Rregulloret financiare të MF-it gjegjësisht Departamentit të Buxhetit dhe Thesarit.

            Drejtoria për Financa Ekonomi dhe Zhvillim, do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha drejtoritë  e sidomos me Drejtorinë për Planifikim dhe mbrojtje te Ambientit, Arsimit dhe Shendetësis si dhe Zyrën e prokurimit, me qëllim të kompletimit të dokumentacionit për realizimin e të gjitha pagesave të të gjitha kategorive ekonomike.

Drejtoria për  Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, do të funksionoi gjate vitit 2015 në katër sektore:

1.  Sektori i Buxhetit  dhe thesarit

2.    Sektori i tatimit në pronë

3.    Sektori i te hyrave vetanake

4.    Sektori i Zhvillimit Ekonomik

 

 

  Plani sipas  sektorëve


 

1.Sektori i Buxhetit dhe Thesarit

 

 

-përpilimi i dinamikës së shpenzimeve (plani i rrjedhes së parasë së

gatshme) për të gjitha programet  buxhetore.

 -bartja e mjeteve të mbetura (të hyrat vetanake) nga viti 2014

-barazimi mujor i shpenzimeve në sistemin FB.

- rishikimi buxhetor gjashtëmujor 2015

-përcjellja e realizimit të shpenzimeve buxhetore të mjeteve sipas dinamikës së paraparë për gjashtëmujorin e parë për vitin fiskal 2015

-pregaditjae KAB-it komunal 2016-2018  dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2016  konform Qarkoreve

    buxhetore nga MF-i  si dhe udhzimeve tjera.

-përgatitjet dhe aktivitetet për përmbylljen e vitit fiskal buxhetor 2015

- raportet periodike dhe perfundimtare të buxhetit për Kuvendin Komunal dhe dorëzimi në MF.

      Përveç planeve të cekura  më sipër Sektori i Buxhetit dhe Thesarit do të jetë në bashkëpunim  permanent më MF-in, Departamentin e Buxhetit,  për çdo ndryshim eventual me qëllim të ndryshimeve të granteve dhe përfitimeve të Donacioneve  të ndryshme stimuluese.

 

 

 

2.Sektori i Tatimit mbi Pronën

 

 

 

     -  Për vitin 2015 parashihet lëshuarja e 8600 faturave tatimore (në shumë prej 145.000,00.€)  si dhe shpërndarja e tyre deri tek obliguesit tatimor në periudhën Janar-Mars ( për shperndarje do të kontraktohet Posta).

 

      - Për periudhën Prill-Maj komisioni i ankesave administrative të TP-së i cili merr vendime për ndryshimin e ankesave të cilat bëhen nga ana e obliguesve tatimor, do të bëhen edhe ndryshime me kohë në programin e TP-së me vendimet e komisionit të ankesave.     

 

  -   Lëshuarja e Certifikatave mbi objektet e Patundshmërisë për Qendrën për Punë Sociale(QPS ).

  -  Shpërndarja  e vërejtjeve, do të bëhet hulumtimi i llogarive bankare të tatimpaguesit dhe do të mirret veprim i menjëhershëm për arkëtim të detyrueshëm duke përfshirë bllokimin e llogarive bankare bazuar në Ligjin për pronën e paluajtshme sipas neneve përkatëse.

       - Zbatimi i kushtëzimit në kryerjen e shërbimeve komunale për mospagesën e tatimit në pronë sipas udhëzimit administrativ 07/2011.

      -  Gjatë muajit janar e bëjmë përgatitjen e lëndëve për faturim të regjistruara dhe të  verifikuara gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

     -  Pas shperndarjes se faturave për vitin 2015 gjatë nëntë muajve tjerë, vazhdon regjistrimi i objekteve te reja dhe verifikimi i objekteve të vjetra sipas zonave:

     -  Gjatë këtij vitit 2015 parashihet që të rexhistrohen afërsisht 400 objekte të reja dhe 90 verifikime të pronave ekzistuese si të personave fizik ashtu edhe juridik në tri zonat.

 

3.Sektori i hyrave vetanake

 

 

-përgatitjet e nevojshme për punë për vitin 2014, si nga aspekti teknik

      ashtu edhe me staf, me qëllim të arritjes së rezultateve më të favorshme

 në inkasimin e mjeteve nga taksa në biznese.

-përgatitja dhe shpërndarja e faturave për ngarkesat e taksave komunale në biznes për vitin   2015 (planifikohen rreth 650 fatura ne shumë prej 78.500,00 €) dhe konstatimi i  llogarive të arkëtueshme  nga viti paraprak

-hartimi i informatës për realizimin e taksës në biznese për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015

- raporte mujore për inkasimin e taksës në biznese por edhe te gjitha te hyrave tjera komunale

-arkëtimet e tё hyrave nga taksat dhe tarifat

- regjistrimi i ditor i te hyrave ne free-balanc dhe nxjerrja e raporteve tё nevojshme bankare

-alokimi mujor i te hyrave sipas planit buxhetor dhe barazimet mujore me drejtori dhe ministrin e financave

- Inspektimet, evidentimi dhe ngarkimi i rasteve të reja të obligueseve për taksa në biznese dhe detyra tjera të dhëna nga Drejtori  i Drejtorisë

 

 

4.Sektori i Zhvillimit Ekonomik

 

Prioritet do te jetë bashkëpunimi me ministritë: Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Diasporës dhe më Minstrinë e Zhvillimit Ekonomik rreth mundësive të koordinimit të punëve e të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik me  prioritet të sektorit privat.

        Për vitin 2015 si sektor i zhvillimit ekonomik  planifikojmë të vazhdojmë aktivitetin tonë në këto drejtime:

-regjistrimi i bizneseve, ndryshimet eventuale, shtimi i shifrave të veprimtarive, shuarja,  ndërrime, këshilla rreth bizneseve etj.

-kontakte te mjaftueshme dhe informata për te gjithë qytetaret për kushtet e të berit biznes,

-hulumtimi për donator eventual nga fondet e BE-së dhe donator te brendshem për projekte, dhe përgaditja e projekt propozimeve në fushën e zhvillimit ekonomik,

-koordinimi me faktorët relevant në komunë dhe jashtë saj rreth hapave te implementimit te strategjisë së zhvillimit ekonomik (2013-2017), dhënieve te prioriteteve sipas dokumentit

-mbajtja e shenimeve për biznese aktive të Diasporës në territorin e komunës dhe

-kontakte të rregullta më Diasporen në menyrë elektronike dhe forma të tjera.

 

 

 

Në menyrë tabelare bartësit e detyrave dhe afatet kohore

 

 

Nr.

AKTIVITETI

BARTËSI I AKTIVITETEVE

PLANIFIKIMI I REALIZIMIT

KOMENTE

 

1.

Mbyllja e vitit 2014 dhe fillimi i vitit 2015, me  buxhetimin programor – sipas Drejtorive

DFEZH. – Evidentimi mbajtja e kontabilitetit sipas Drejtorive

    

      Muaji Janar

 

Dhe në vazhdimesi gjat tër vitit.

 

2.

Raporti vjetor  mbi  borgjet e mbetura te komunës për vitin 2014

DFEZH –Sektori i Buxhetit, financieri i Arsimit dhe Shëndëtsisë

 

Muaji Janar

 

Deri më 15.01.2015

 

  3.

Alokimet e tre-mujorit të parë dhe ndarja e mbrendëshme në mes të programeve komunale

 

 

DFEZH

       

      

Muaji Janar

 

Në të gjithat Programe buxhetore dhe kategorit ekonomike

 

 

4.

 Raporti  Financiar për vitin

  2014 dhe aprovimi tij

 

DFEZH –Sektori i Buxhetit

     

       Muaji  Mars

Aprovimi në Komitet për Politikë dhe Financa dhe Kuvend

 

 

 

5.

Qasja ne Shtypjen dhe shpërndarja e faturave tatimore mbi tatimin në pronë 

 

 

DFEZH - Sektori për

tatim mbi pronë

 

 

Nga muaji Shkurt

 

Dhe në vazhdimësi deri në fund të muajit Mars

 

 

 

6.

 

Pregaditja , shtypja dhe shpërndarja e Faturave për obliguesit  e taksave në.biznes.

 

DFEZH - Sektori për

Te hyra vetanake

 

Nga muaji  Mars

 

Dhe në vazhdimësi deri në fund të muajit Maj

 

 

7.

Pregaditja e Raportit  Financiar tremujor Janar-Mars 2015

DFEZH –Sektori i Buxhetit

Muaji   Prill

Duke u bazuar në ligjin mbi Menaxhimin e Financave publike dhe përgjegjësit

 

8.

Alokimet e mjeteve nga Granti për tremujorit të dytë, Prill-Qershor  dhe  ndarja e brendëshme

 

DFEZH –Sektori i Buxhetit

 

 

Maji  Prill

Prej 05.deri më 10.Prill 2015 Në të gjithat Programe buxhetore dhe kategorit ekonomike

 

 

9.

Transferi i mjeteve të grumbulluara nga të hyrat vetanka mujore, nga llogarit bankare në Buxh.Kons.të Kosov.

DFEZH –Sektori i Buxhetit dhe i të hyrave

Për gjdo muaj – në fund të muajit të tanishëm dhe fillimit të muajit paraprak

Kërkesën  Bankës për transfer sidhe MF- për alokimine të njejtave sipas kodeve ekonomike

 

10.

Mbajtja e evidences së kontabilitetit : të Hyrave vetanake dhe Shpenzimeve

DFEZH - Sektori i kontabilitetit dhe financave

 

Gjatë vitit fiskal me prerje mujore

Duke bërë barazimet mujore me evidencën e MF-it Departamentit të Thesarit

 

 

11.

Rishikimi Buxhetor – 2015 duke u bazuar në kërkesat e secilit Program buxhetor dhe kategori ekonomike

 

DFEZH - për  secilin program buxhetor

 

 

Muaji Maj – dhjetëditëshi i parë

Ndryshimet e mundëshme të cilat jan planifikuar në një pozicion shpenzues ,të rishikohen

 

12.

Raporti financiar gjashtmujor  per periudhën Janar – Qershor

DFEZH

 

Muaji  Korrik

Duke u nbështetur në barazimet në mes të kontabilitetit dhe Free-Balancit

 

 

13.

Alokimet e mjeteve nga Granti për tremujorin e tretë, Korrik –Shtator  

 

DFEZH –Sektori i Buxhetit

 

Java e pare e  muajit Korrik

 

Për të gjithat Programet buxhetore dhe Kategorit ekonomike

 

 

14.

Përcjellja e realizimit të Buxhetit 2015 ,duke u bazuar procedurat e rregullta të shpenzimeve dhe planifikimit të buxhetit

 

DFEZH, sektori  i pagesave ,financave dhe thesari

 

 

Gjatë gjithë vitit fiskal buxhetor  2015

 

Duke u bazuar në Rregulloret financiare të Thesarit

 

 

 

15.

Pregaditja e Buxhetimit Programor  për vitin  2016-2018

Për çdo program buxhetor , pas Dëgjimeve buxhetore

 

DFEZH –Sektori i Buxhetit

Në kordinim me të gjitha Drejtorit

 

Gjatë muajit Shtator , dhe aprovimi në fund të muajit

 

Duke u mbështetur në Qarkoret Buxhetore  2016, dhe Udhzimet administrative .

 

 

16.

Bilanci i gjendjës – së regj. të mjeteve themelore dhe i pasurisë në sistemin e Free-Balancit

 

Zyrtari për evidentimin e mjeteve themelore dhe të pasurisë 

 

Gjatë gjithë vitit fiskal buxhetor  2015

Duke u bazuar në Rregulloren  Nr. 02/2013 mbi menaxhimin dhe regjistrimin e pasurive qeveritare,

 

 

 

17.

Barazimet e te hyrave dhe shpenzimeve me evidencen e FRE-Balance..

Janar – Dhjetor 2015

DFEZH –Sektori i Buxhetit

Në kordinim me  drejtorin e Arsimit dhe Shëndetsis.

 

Fundi i Dhjetorit dhe afati i dorzimit deri më 15.01.2016

 

Duke u bazuar në Rregulloret Financiare   të Thesarit

 


Skenderaj                                                                                 Drejtoria per Financa
06.01.2015                                                                                Ekonimi dhe Zhvillim
                                                                                                            Ismet Aliu