Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi

Gjeodezi Kadastër dhe Pronë

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi


 Forma e Organizimit te Punës

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi, fushëveprimtarinë e saj e kryen përmes tri ( 3 ) sektorëve :

1. Sektorin për Gjeodezi

2. Sektorin për Kadastër

3. Sektorin për Pronësi

  • Në vijim po i paraqesim detyrat dhe aktivitetet kryesore të këtyre tre ( 3 ) sektorëve.
  •  Në bazë të Legjislacionit në fuqi Zyra Kadastrale Komunale regjistron dhe mirëmbanë kadastrën e palujtshmërive me të gjitha shënimet dhe do të lëshojë dokumentet nga evidenca e saj për palët e interesuara sipas standardeve që përcaktohen nga Agjencia e Kadastrave të Kosovës.
  • ZKK kontrollon dhe korrigjon operativin kadastral dhe hartat e kadastrave, kryen punën në teren, bënë vendosjen dhe mirëmbajtjen e shënjave gjeodezike të matjeve.
  • ZKK është përgjegjëse për zhvillim dhe organizimin e kapaciteteve kadastrave, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e hartave Orto-Foto, rikonstruimin e informatave kadastrave në formë digjitale modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën.
  • Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese.
  • Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale).
  • Azhurimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat të dhëna për transfer.
  • Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës.
  • Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës.
  • Inspektimi i sipërfaqës së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa.
  • Zhvillon procedurat e regjistrimit ex officio dhe sipas kërkesës së palëve.
  • Bën kontrollimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës.
  • Azhurimi i pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurimi i regjistrit të ndërtesave të mjeteve nga tereni.
  • Mbron pronën komunale-shoqërore nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur më këtë çështje.
  • Udhëheq me Kadastrin e Ndërtesave

 

  • Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh.



    Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore duke pasë për qëllim që të ofroj shërbime të mira,cilësore, transparente, efikase dhe efektive gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e kadastrit, gjeodezisë dhe pronësisë dhe duke synuar që t’i avancojmë shërbimet që ofrohen në këtë drejtori, prezanton :

 

 Planin Vjetor të Punës për Vitin 2015


 Misioni :

Misioni i DGJKP – së është bashkëpunimi dhe krijimi i marrëdhënieve të ngushta me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ministritë e linjës, Agjencitë e linjës si dhe institucionet tjera në nivel lokal dhe qëndror të Republikes së Kosovës në fushën e gjeodezisë, kadastrit dhe pronësisë me qëllim të krijimit të kushteve për modernizimin e të dhënave nga këto fusha, mirëmbajtjen e regjistrave kadastral dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase, të shpejta dhe cilësore duke u mbështetur gjithnjë në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë.

 Vizioni :

Ngritja e cilësisë dhe saktësisë së shërbimeve përmes aftësimit të burimeve njerëzore duke i zhvilluar njohuritë për teknologjinë bashkëkohore dhe programet e reja të cilat do të aplikohen në fushën e gjeodezisë, kadastrit dhe pronësisë  .

 Objektivat :

Respektimi i afateve ligjore në trajtimin e kërkesave dhe nxjerrja e vendimeve në përputhje me ligjet dhe afatet e parapara ligjore në fuqi ndaj këtyre kërkesave;

Funksionalizimi dhe integrimi i sistemit të SIKTK me Gjeomedinë;

Themelimi i sistemit të adresave dhe regjistrimi i adresave;

Mirëmbajtja e evidencës së patundshmërive;

Ofrimi i shërbimeve cilësore, efikase dhe të shpejta duke respektuar legjislacionin në fuqi;

Implementimi i programeve elektronike të avancuara të cilat kanë mbështetje në ligjet e aplikueshme dhe të ofruara nga AKK.

 Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi në bazë të legjislacionit në fuqi është autoriteti lokal i cili ka mandat dhe përgjegjësi për të regjistruar dhe mirëmbajtur të dhënat kadastrale, krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë dhe aktivitete tjera të kësaj fushe brenda teritorit të komunës të cilat paraqiten me kërkesën e titullarëve të pronave ( personave fizik dhe juridik ) dhe realizohen nga nëpunësit e kësaj drejtorie sipas ligjeve dhe akteve tjera nënligjore që janë unike dhe të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Natyra e punëve dhe shërbimeve që ofrohen në këtë drejtori është e lidhur ngusht dhe funksionon në koordinim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku me legjislacionin në fuqi është e rregulluar që ky Agjencion është kompetent dhe përgjegjës për mbikqyrjen e të gjitha aktiviteteve të kryera nga zyrat kadastrale dhe funksionimin e shërbimeve të parapara me ligj të cilat kryhen në zyrat kadastrale komunale.

Duke u bazuar  në ato që u cekën më lartë DGJKP është më shumë një zyre apo organ shërbyes se sa projektues duke qenë se është e obliguar të punoj në bazë të ligjeve, rregulloreve,udhëzimeve dhe programeve të cilat instalohen dhe mbikqyren nga AKK dhe se aktivitetet e kësaj drejtorie i dikton kërkesa e qytetarëve, duke mos pasur mundësi për të paraqitur një plan konkret në numër të projekteve dhe aktiviteteve që do zhvillohen në vitin 2015 nga kjo drejtori.

 Por, ne si drejtori do të bashkëpunojmë ngusht me Agjencinë Kadastrale të Kosovës në mënyrë që të arrijmë objektivat e përbashkëta në avancimin dhe integrimin e sistemeve elektronike digjitale për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave që i përkasin fushës së gjeomedisë, kadastrit dhe pronave.

Avancimi i sistemeve elektronike dhe integrimi i të dhënave të kësaj fushe në programet elektronike do të ndihmoj që të ofrohen shërbime akoma më të mira, të shpejta dhe cilësore si dhe më të sigurta e më të sakta.

Drejtoria gjithashtu do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet tjera të komunës në mënyrë që të realizohen projektet e parapara me strategjinë zhvillimore komunale 2013-2017 si dhe planin rregullativ urban.

 

Fushëveprimtaria e kësaj drejtorie është e organizuar në tre sektorë :

 

-          Sektorin e Gjeodezisë

-          Sektorin e Kadastrit

-          Sektorin e Pronësisë

 

Natyra e punëve që ushtrohen në këta sektorë e bënë të pamundur planifikimin e projektve konkrete pasi që ne kryejmë më shumë shërbime mbështetëse në realizimin e projekteve të planifikuara nga ekzekutivi komunal duke i ofruar të dhënat e nevojshme nga regjistrat kadastral dhe duker kryer punët tjera në teren sipas nevojave dhe projekteve të parapara si dhe kryejmë shërbime për qytetarët sipas kërkesave të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Prandaj duke e pasë parasyshë këtë fakt dhe në mënyrë që të kursehemi nga përshkrimi i detyrave të punës, po i paraqesim disa prej planeve ( projekteve ) dhe detyrave kryesore për vitin 2015:

 

Në bashkëpunim me AKK do të bëhet Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale për shtatë zona kadastrale në komunën tonë ;

Do të bëhet bartja e shënimeve të projektit të Kadastrit të Ndërtesave nga AKK në ZKK.

Matja dhe regjistrimi i ndërtesave, pjesëve të ndërtesave ( banesave dhe lokaleve afariste );

Inventarizimi i pronës komunale ;

Krijimi i Arkivit elektronik ku do bëhet skanimi i lëndëve dhe ruajtja në mënyrë elktronike ;   

Përcaktimi i njësive kadastrale territoriale, Klasifikimi kadastral dhe kualiteti i tokave;

Do bashkëpunojmë me AKK-në në kthimin e elaboratit kadastral të cilin e ka marrë shteti serb ;

Trajnimi i stafit për t’iu përshtatur programeve të reja me të cilat do punojë DGJKP;

Do japim ndihmë profesionale e teknike në hartimin e elaboratit të shpronësimit në projektet e parapara nga ekzekutivi i komunës për vitin 2015 si dhe në projekte tjera ku kërkohet ndihma jonë ;

Do bëjmë harmonizimin e të dhënave grafike me ato tekstuale për ZK-të ku mungojnë shënimet;

Do bashkëpunojmë me AKP-në dhe institucionet tjera në kthimin e atyre pronave që menagjohen nga AKP në pronë komunale për interes të përgjithshëm;

Identifikimi i pikave referente të matjeve në teren të cilat mund të jenë dëmtuar dhe rregullimi i tyre.

 

Të gjitha punët dhe shërbimet që do të kryhen në sektorët e drejtorisë për gjeodezi kadastër dhe pronë do të jenë shumë transparente dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi.

 

 

Janar 2015                                                                                                           Drejtori

                                                                                            Lulzim Kadriu