Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport



·        Forma e Organizimit

 

DKRS punën e vet e ka të organizuar në katër sektorë:

 

1.      Sektori i Kulturës

2.      Sektori i Rinisë

3.      Sektori i Sportit dhe

4.      Sektori i Bibliotekës

 

1.Në kuadër të Sektorit të Kulturës funksionojnë: Muzeu dhe Arkivi, institucione kompetente në fushat përkatëse. Po ashtu ky sektor mbikqyrë dhe ndihmon funksionimin e Ansamblit Drenica, teatrove amatore që veprojnë në Komunën e Skenderajt, kujdeset në kuadër të kompetencave për trashëgiminë kulturore. Ky Sektor merret me organizimet kulturore dhe mbikqyrë aktivitetet në këtë fushë.

2.Sektori për Rini merret politikat rinore, me mbikqyrjen e aktiviteteve rinore, bashkëpunon me organizatat rinore si dhe kujdeset për funksionimin e Qendrës Rinore Publike. Po ashtu u krijon hapësirën e nevojshme grupeve rinore për pjesmarrje në jetën publike, kulturore dhe rekreative.

3.Sektori i Sportit kujdeset për jetën sportive, mbikqyrë aktivitetet e klubeve sportive publike në komunën e Skenderajt, si dhe merret me organizimet e aktiviteteve sportive. Ky sektor mbanë evidencën e klubeve publike sportive dhe nxitë pjesmarrjen e të rinjve në aktivitete sportive.

4.Biblioteka komunale merret me menagjimin e hapësirës së bibliotekës dhe fondit të librave që ka në posedim. Kujdeset për mirëmbajtjen dhe regjistrimin e fondit të librave si dhe angazhohet në pasurimin me tituj të rinj të librave. Përmes aktiviteteve promovuese nxitë lexueshmërinë. Bashkëpunon me mësimdhënësit e shkollave në shërbim të lexuesve të gjeneratat të reja. Merret me organizimin e promovimeve në fushën e saj.

 

 

·        MISIONI

 

Misioni i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) zhvillimi i aktiviteteve kulturore-sportive dhe angazhimi i rinisë në këto aktivitete. Gjithashtu, DKRS ka mision edhe organizimin e tubimeve përkujtimore, promovimin e librave, oranizimin e aktiviteteve sportive dhe shumë aktiviteteve tjera që zhvillohen në kuadër të komunës.

 

 

Punën e vet Drejtoria e orienton në:

 

·         Udhëheqjen në mënyrë të drejtë me teatër, bibliotekë, arkiv, stadiumin e qytetit, palestrën e sporteve;

·         Të kujdeset edhe për formacione të tjera nga Kultura, Rinia, e Sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune;

·         Të organizojë dhe shënojë data me rëndësi historike kur kërkohet;

·         Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të kulturës;

·         Të rishqyrtojë raporte kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës;

·         Të grumbullojë shënime faktike për të arriturat në Kulturë, Rini, Sport e Bibliotekë

·         Të bashkëpunojë ngushtë dhe t’i raportojë për punën e vet kryetarit të Komunës,

Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport kurdo që kërkohet;

·         Të bashkëpunojë me Drejtorinë në nivel qendror nga fushëveprimtaria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të këmbejë përvoja, si dhe me OJQ-të e organizata tjera;

·         Të respektojë, të përkrahë dhe të ndihmojë asociacione, klube, shoqata dhe të krijojë individë me aftësi të posaçme kreative pa bërë ndonjë dallim, racor, gjinor apo fetar;

·         Të ofrojë institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera);

·         Të joshë investitorët, të kërkojë fonde shtesë;

·         Të organizojë debate për avancim dhe zhvillim të sportit;

·         Të rishqyrtojë raportet kontarktuese në lidhje me objektet e sportit;

·         Të bashkëpunojë me arsimin në lidhje me reformat dhe kushtet që mund të kenë të rinjtë;

·         Të krijojë kushte për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre;

·         Të organizojë anketa, seminare e trajnime, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitet rinore, evropiane e botërore;

·         Të bëjë regjistrimin e grupeve, klubeve, kuvendeve etj.

 

 

 

 

 

 

PLANI

GLOBAL I PUNËS I DREJTORISË PËR KULTURË RINI DHE SPORT PËR VITIN

2015

 

Nr

Aktivitetet

Sektori

Afati

1.

“17 Shkurti”- Dita e Pavarësisë së Kosovës. Aktivitete përkujtimore, kulturore,sportive dhe rinore.

K.R.S

Shkurt

2.

“28 Shkurti” – Beteja e Likoshanit dhe Qirezit. Akademi dhe aktivitete tjera.

Sigurimi i hapësirave sportive për zhvillimin e garave. Pranimi i projekteve/kërkesave nga klubet për ndarje të subvencioneve

Kulturë, Sport

Shkurt

3.

Java kulturo-sportive “Jetojmë me lavdinë tuaj”.”Epopeja e UÇK-së”

Mbajtja dhe monitorimi i turneve në Futboll, Shah dhe Volejboll

K.R.S

1-7 Mars

4.

Avancimet kulturore “ Prof. Ajet Beqiri”. Aktivitete kulturore, sportive e rinore. Gara në letërsi dhe pikturë.

Turneu memorial “Ilir Lushtaku” në futboll të vogël dhe ping-pong

K.R.S

25-26 Mars

5.

28 Mars- Dita e përkujtimit të të rënëve, dëshmorëve dhe martirëve.

Tubim Përkujtimor në Izbicë.

K.R.S

26,27 dhe 28 Mars

6.

Turniri memorial në futboll të vogël “Ilaz Kodra”.

 

Sport

Prill

7.

Aktivitet me maturantët

Java e dhurimit të librit. Fushatë për librin në shkolla.

Rini, Bibloteka

Maj

8.

18 Qershor- Dita e Çlirimit të Skenderajt.

Aktivitete kulturore, sportive dhe rinore.  Koncert festiv.
Takim i teatrove shkollore.

Ditët e muzeut dhe arkivit.

K.R.S

Qershor

9.

Aktivitete kushtuar “Ditës së Mërgatës”. Koncert nga Ansambli “Drenica”. Vizta muzeut historik dhe etnografik komunal. Vizita monumenteve historike dhe përkujtimore.

K.R.S

Gusht

10.

Muaji rinor.

Pjesmarrja në aktivitete teatrale jashtë Skenderajt.

         K.R.S

  Shtator

11.

Aktivitetet tjera rinore dhe shoqërore  Shënimin e festave ndërkombëtare.

Rini

Gjatë gjithë vitit

12.

Mbështetja e Qendrës Rinore Publike.

Rini, Kulturë

   Gjatë gjithë vitit

13.

Kampi rinor

Rini

          Shtator

 

14.

28 Nëntor- Dita e flamurit dhe mbajtja e Festivalit Folklorik “Rapsodia Shqiptare”

K.R.

26,27 dhe 28 Nëntor

15.

Mbështetja financiare për Ansamblin “Drenica”. ( Mbarëvajtja e aktiviteteve kulturore.)

Kulturë

Mars – Qershor

16.

Akitivitetet Kulturore (Muzeu, Arkivi dhe Teatri). Pjesëmarrja në aktivitete kulturore jashtë Skenderajt.

Kulturë

Gjatë gjithë vitit

17.

Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për rezultatet e arritura në kulturë, rini dhe sport

K.R.S

Dhjetor

18.

Aktivitete tjera kulturore : Promovime librash, ekspozita, etj.

Kulturë

Biblioteka

Gjatë gjithë vitit

19.

Zgjedhja e Sportistit të Vitit

Pritja e Vitit të Ri

Rini, Sport

Dhjetor

20.

Organizimi i debateve dhe tryezave të ndryshme me të rinjtë.

Rini

Gjatë gjithë vitit

21.

Mbështetja e klubeve sportive

Përcjellja e aktiviteteve sportive të klubeve të regjistruara.

Sport

Gjatë gjithë vitit

22.

Monitorimi i gjendjes së objekteve të tashëgimisë kulturore. Sigurimi i të dhënave për ndërhyrjet në këto objekte.

Kulturë

Gjatë gjithë vitit

 

 

Vërejtje :

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ka katër sektorë dhe secili prej tyre ka të hartuar planin e detajuar të aktiviteteve vjetore, plane të cilat janë përmbledhur në këtë Plan vjetor të drejtorisë.

Për shkak të natyrës së punës së DKRS-së, çdo vit ajo realizon edhe aktivitete të paparapara në Planin e punës të cilat dalin si nevojë e institucioneve lokale të Komunës së Skenderajt.

 

 

 

Skenderaj                                                                                                                                                                                                                                      Drejtori

Janar 2015                                                                                                                                                                                                                      Hajriz Koca