Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile

Drejtoria për shërbime Publike

 

 DREJTORIA PËR SHËRBIME PUBLIKE



Drejtoria Për Shërbime  Publike  bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, si dhe Statutin  e Komunës  dhe kompetencave qe ka  është Drejtori që merret  kryesisht me  rregullimin,mirëmbajtjen dhe kujdesin e infrastrukturës dhe sipërfaqeve publike qe nënkupton :

( mirëmbajtjen e rrjetit të Ujësjellësit dhe kanalizimit , mirëmbajtjen e hapësirave publike , shesheve dhe parqeve  , ofrimin e shërbimeve në transportin publik urban dhe rural , mirëmbajtjen e ndriqimit publik , monitorimi mbi trajtimin e mbeturinave , mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve ,kujdesi për siguri në komunikacion, sinjalizimi i rrugëve , konsum të sigurt,  inspektimin dhe kontrollimin e tregut, ofrimin e ndihmës së qytetarëve në rastet emergjente dhe fatkeqësitë tjera natyrore ) .

Në organizimin e vet kjo drejtori përbëhet prej 3 sektorëve:

 

1. Sektori për shërbime publike

2. Sektori i inspektoratit dhe

3. Sektori për mbrojtje dhe shpëtim

 

Bazuar në sektoret e ndarë në tri fusha, ashtu do të organizohen edhe punët dhe detyrat e

secilit sektor për të realizuar planin dhe programin vjetor si dhe  për të arritur synimin tonë si drejtori.

Qellimi I Drejtorisë Për Shër bime Publike  është që të ngrisim cilësinë në ofrmin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushat të cilat i kemi të përcaktuara, andaj ne si drejtori synojmë t`i arrijmë

këto objektiva:

 

 Monitorimi i cilësisë për shërbim me ujë të pijshëm.

 Monitorimi i trajtimit të ujërave të zeza.

 Mirëmbajtja i hapësirave publike ( Shesheve dhe parqeve )

 Rregullimi i transportit publik në të gjitha vendbanimet

 Mirëmbajtja e ndriqimit publik

 Monitorimi  menaxhimit të mbeturinave

 Mirëmbajtja rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe veror.

 Sinjalizimi i rrugëve në qytet dhe rrugëve në zonat rurale

 Inspektimet në lëmin e ndërtimit, tregtisë, sanitarisë , fitosanitar dhe ne çështjet komunale dhe të komunikacionit

-Sektori i MSH për objektiv ka mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatekeqësitë  tjera që i kanosen popullatës

 

-Në kudër të sektorit për MSH është edhe Njësia Profesionale e Brigadës së Zjarrëfikikjes dhe Shpëtimit e cila është kompetente për intervenime në rastet emergjente ( shuarjen e zjarreve, intervenimet teknike, dhe në vazhdimësi kujdeset për ngritjen e gadishmërisë për këto intervenime).

 

Drejtoria  Per  Sherbimeve  Publike

               Ibush   Hetemi                                                      Dhjetor,2017