Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Shendetësi dhe Mirëqenie Sociale

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale


PLANI I PUNËS I ADMINISTRATËS SË DREJTORISË

 

Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, ofron shërbime të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH),  Shëndetësisë Publike (SHP), të fushës së mirëqenies sociale për të gjitha kategoritë e popullatës pa dallim moshe, gjinie, feje , race, kombi si dhe strehimit për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare.

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Skenderajt është i organizuar nëpërmes rrjetit shëndetësor si: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, pesë (5) Qendrave të Mjekësisë Familjare – QMF (Likofc, Qirez, Turiçfec, Runik dhe Prekaz i Epërm ) dhe tetë (8) Ambulancave Familjare – AMF : ( Polac, Rezallë, Açarevë, Qubrel, Izbicë, Klinë e Epërme, Llaushë dhe Klladernicë),

Në kuadër të Kujdesit Dytësor Shëndetësor në Skenderaj funksionon Qendra e Shëndetit  Mendor, ku trajtohen pacientët me çrregullime mendore. Ky institucion  është nen kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe si e tillë nuk menaxhohet nga niveli lokal.

Në kuadër të QPS, ofrohen shërbimet e kujdesit social për popullatën e komunës. SHPMPF (Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare), ofron shërbime strehimi për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

 

 

Objektivat kryesore të DSHMS:

 

  1. Përmirësimi i shëndetit të qytetarëve - parandalimi i sëmundjeve, përkujdesja ndaj të sëmuarve, trajtimi mjekësor, diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve, ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, referimi i pacientëve në shërbime specialistike konsultative bazuar në kritere profesionale, kurse sipas indikacioneve  edhe referimi në  nivelin dytësor, tretësor dhe trajtim jashtë vendit.
  2. Furnizimi më i mirë me barëra dhe material shpenzues nga Lista Esenciale e Barërave ( kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë),
  3. Përmirësimi i kushteve të punës dhe standardit të punësuarve në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
  4. Përmirësimi i kujdesit për pacientët më çrregullime mendore e sidomos atyre që kanë pësuar çrregullime si pasojë e përjetimeve në luftën e fundit ku sipas raporteve të institucioneve shëndetësore vendore dhe atyre ndërkombëtare konsiderohen se nga pasojat e luftës, nga çrregullimet stresit posttraumatik dhe pasojat e tij vuajnë rreth 40 % e qytetarëve të Komunës së Skenderajt.
  5. Promovimi shëndetësor për të rinjtë më qëllim të ngritjes së  edukatës shëndetësore në parandalimin e sëmundjeve  ngjitëse seksualisht të transmetueshme siç janë: (gonorea, sifilisi, HIV-AIDS), pengimi i shtatëzanisë së padëshirueshme, kontacepcioni, parandalimi i dukurive negative: alkoolizmi, abuzimi me droga, prostitucioni, delikuenca e të tjera, nëpërmes ligjëratave, fletëpalosjeve, mjeteve të shkruara elektronike e të tjera.
  6. Imunizimi i fëmijëve më qëllim të parandalimit të sëmundjeve ngjitëse, kontrollin e ujit të pijshëm, promovimin e ushqimit të shëndoshë, kontrollin e vazhdueshëm të artikujve ushqimor më qëllim që  pas skadimit të afatit të përdorimit, artikujt ushqimor të largohen më kohë.
  7. Krahas mundësive buxhetore – organizimi i vizitave sistematike të nxënësve më qëllim të zbulimit  të hershëm të sëmundjeve të ndryshme  siç janë: anomalitë kongjenitale ( ngecjet trupore, mendore, shqisore, deformitetët e lindura), zbulimi i hershëm i rakitit, kariesit, sëmundjeve ngjitëse (pedikulozat,skabiesi e të tjera.),
  8. Zhvillimi i rrjetit shëndetësor duke përfshirë riorganzimin e brendshëm,  mirëmbajtjen, renovimin , paisjen me aparaturë të nevojshme etj.
  9. Bashkëpunimi me të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor dhe social, përfshirë organizatat qeveritare, joqeveritare, donatorët e ndryshëm dhe njerëzit e vullnetit të mirë.
  10. Bashkëpunimin me MSh dhe atë të dhe të Punës dhe Mirëqenies Sociale, në gjithë segmentet ku është e mundur dhe i nevojshëm ai.
  11. Bashkëpunimi me MSh në shqyrtimin e kërkesave për punë të ordinancave në Kujdesin Parësor Shëndetësor, dhënie e pëlqimit në mënyrë që mjekët  në sektorin                    privat të fitojnë të drejtën për aplikim dhe licencim në Ministrinë e Shëndetësisë,konform legjislacionit aktual.

 

Në aspektin e Mirëqenës Sociale, bashkëpunim i ngushtë më  Ministrinë e Punës e Mirëqenës Sociale, Qeverinë e Kosovës, shoqata, donator të huaj dhe vendor, KFOR-in, më media elektronike dhe të shkruara e të tjera me qellim të informimit për nevojat që kanë familjet skamnore në Komunë. Prezantimi i  mirë dhe real i gjëndjës ka për qellim  fitimin e  mbështetjes në këtë drejtim. Këto familje do të ndihmohen  kryesisht në  ushqim, mjete higjienike, barëra, ekzaminime mjekësore, trajtime mjekësore, ndihmë në vazhdimin e ndërtimit dhe meremetimin e shtëpive si dhe kërkimin e  ndonjë  donatori për ndërtimin e shtëpive të reja. Planifikojmë që në vitin 2018, këto raste të menaxhohen nga menaxheret e rastit, të cilët edhe janë ma kompetentë për trajtimin e tyre. Qellimi i gjithë kësaj është ndërtimi i një sistemi transparent dhe funksional të ndarjës së përkrahjes për qytetarët në nevojë.

Përcjellja dhe implementimi i rregullativës ligjore nga lëmia e shëndetësisë, mirëqeniës sociale dhe Qendrës për punë sociale është pikësynim i vazhdueshëm. 

 

Në Drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale punojnë 8 punëtor: drejtori;  shefi i administratës të drejtorisë; zyrtari për Kujdes Parësor Shëndetësor;  zyrtari për punëtor në botën e jashtme;  zyrtari për familje të dëshmoreve;  zyrtari për viktima civile të luftës;  menaxheri i objekteve të banimit social;   zyrtari për mirëqenie sociale  dhe  zyrtari financiar për pagesa.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

II. PLANI I PUNËS  I QËNDRËS KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE                              

 

 

Nr.

Objektivat

Realizimi i objektivave

Planifikimi i realizimit

Vërejtje

1.

Përgatitja e raportit të

punës për vitin 2018

DSHMS,

QKMF.

Janar

Miratimi në Asamblenë

komunale

 

 

2.

Punësimi i mjekëve të rinj më qëllim të arritjes së standardit  një mjek në

2500 banor si dhe një stomatolog në 6000 banor.

 

 

DSHMS

QKMF

Gjatë vitit

Ministria e Shëndetësisë udhëheq politikën e mjekëve të rinj  në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe stimulimin e mjekëve të rinj në viset rurale.

 

 

 

3.

Vazhdimi i  specializimit të mjekëve nga Mjekësia Familjare dhe specializimeve të tjera konsultative. Hulumtimi i mundësive për orientim të mjekëve në këto specializime

 

 

MSH,

DSHMS,

QZHMF,

QKMF.

Gjatë vitit

Kërkesat i bënë DSHMS, kurse lejen e dhënjës së specializimit e bënë MSH,varësisht nga politikat e shëndetësisë dhe mundësive buxhetore.Këtë vit planifikojmë t`i bëjmë kërkesat për katër  specializime nga Mjekësi Familjare ;

 

4.

Vazhdimi i programit të trajnimit nga Mjekësia Familjare

MSH,

DSHMS,

QZHMF,

QKMF.

Në kontiunitet

10 infermier do të përfshihen në program të trajnimit nga mjekësia familjare.

 

 

5.

Zhvillim i vazhdueshëm  profesional,infermier dhe mjek të kuadrove ekzistuese

Komitetet për ZHVP,

QZHMF,

QKMF,

QMF.

 

Në kontiunitet

ZHVP është obligativ për të gjithë profesionistët shëndetësor më qëllim të arritjes së pikave të caktuara për riliçencim.Plani detal do të behët nga zyrtari për ZHVP.

 

 

6.

Secili profesionist shëndetësor të këtë planin individual të zhvillimit të vetë  profesional

Mjekët,spec. e mjekësisë së përgjithshme,

Spec. e mjekësisë familjare,pediatër,

pulmolog, gjinekolog, radiolog etj

Gjatë

vitit

Planin individual të zhvillimit të vetë profesional duhet ti paraqitet drejtorit të QKMF-së

 

 

 

 

7.

Aktivitetet e mëtutjeshme në Implementimin e mjekësisë familjare.

Zonimin dhe regjistrimin e pacienteve nëpër QMF dhe ambulance.

Avancimi i punës ekipore dhe rrjedhjes së pacienteve. Caktimi  vizitave kontrolluese më termin të caktuara.

 

 

 

QKMF,

QMF,

AMF.

 

 

 

 

Në kontiunitet

Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ndarja e përgjegjësive nga ana e personelit shëndetësor dhe kjo do të varët edhe nga regjistrimi  popullatës dhe të dhënat e vendbanimeve (adresat e caktuara).

 

8.

Vazhdimi i punës me kartela shëndetësore dhe plotësimi më kualitativ i tyre.

QKMF,

QMF,

AMF.

Në kontiunitet

Çdo individ do të këtë një kartelë shëndetësore në institucionin e tyre më të afërt.

 

 

 

9.

Vazhdimi i programit të implementimit të kujdesit antenatal dhe prenatal nga shërbimi i gjinekologjisë dhe Qendrës këshillimore të mjekësisë  familjare

 

 

 

QKMF

 

 

kontiunitet

 

 

Projekti është në përputhshmëri  më politikat e MSH.

 

 

 

 

10.

Implementimi i projektit për përmirësimin e qasjes ndaj shërbimeve të

 

Planifikimit të familjes dhe shëndetit riprodhues

 

 

 

 

QKMF,

QMF,

AMF.

 

 

 

 

Gjatë vitit

Gjatë viteve paraprake  QZHMF në bashkëpunim më                Kryqin e kuq  Zviceran  ka organizuar trajnimin e tërë stafit të personelit shëndetësor. QKMF vazhdon që nëpërmjet Këshillimorës të ofron shërbime në lidhje me planifikimin familjar.

 

 

11.

 

Zbulimi dhe lajmërimi  më kohë i sëmundjeve ngjitëse, sëmundjeve malinje dhe sëmundjeve tjera jo ngjitëse.

 

Mjek të praktikës së

përgjigj,mjek spec. familjar, pediatër,

gjinekolog,pulmolog,

radiolog etj

 

kontuinitet

 

Raportimi i sëmundjeve ngjitëse në Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike i rregullt nga çdo mjek dhe informata kthyese nga Instituti.

 

 

 

 

12.

Identifikimi më kohë i sëmundjeve kronike dhe përcjellja e tyre.

 

Edukimi shëndetësor në lidhje më faktorët e rrezikut për sëmundje të caktuara.

 

 

 

 

Mjekët familjar,

Mjekët e praktikës së përgjithshme,

Infermierët.

 

 

 

 

 

kontinuitet

 

 

 

 

Behët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare,Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Ambulancat e mjekësisë familjare

 

 

 

13.

 

Përzgjidhja e aktiviteteve për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të behët nga nevojat e brendshme të QKMF-së dhe QMF-ve

 

 

QKMF

QMF

AMF

 

 

 

 

Gjatë vitit

 

Koordinatori për sigurinë e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të bëjë Planin detal për ngritjen e cilësisë dhe t`a bashkangjesë

planit të përgjithshëm.

 

 

 

14.

 

 

Përcjellja dhe evalvimi tremujor i aktiviteteve të QKMF-ve,QMF-ve përmes SËOT-analizës

 

 

Koordinatori për ngritjen e cilësisë së shërbimeve

shëndetësore

 

 

 

Gjatë vitit

 

 

Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve shëndetësore të ofruara duke i korrigjuar  mangësitë në shërbime.

 

 

 

 

 

15.

Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të realizohet permës:   

1.Auditeve(identifikimi) dhe caktimi i standardeve  për zgjidhjen e tij,            2. Rishqyrtim Kolegjial,

3.Përdorimit të

Udhërrëfyesve klinik,

4.Qeverisja klinike,

5.Aplikimi i mjekësisë i bazuar në fakte etj.

 

 

Komiteti dhe koordinatori për sigurim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore,

Komiteti për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

 

 

 

 

kontinunitet

 

 

 

 

I gjithë personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor do të angazhohen në drejtim të ngritjes së cilësisë  të shërbimeve të ofruara.

 

 

 

16.

 

Takimet e rregullta të Këshillit Drejtues, Këshillit Profesional dhe Trupave të tjera profesionale të QKMF-së

 

 

QKMF

 

 

Gjatë vitit

 

 

Marrja e vendimeve për çështje të ndryshimeve dhe përcjellja e zbatimit të tyre.

 

 

 

 

17.

 

Avancimi i punës në njësinë e sistemit informative shëndetësor (SISH) Analiza e të dhënave,sistematizimi dhe raportimi i  rregullt i sëmundjeve.

 

 

Mjekët

Infermierët

Operatorët

 

 

kontinunitet

 

 

Raportimi mujor në IKSHP permës kopjimit të bazës së të dhënave nga SISH-i

 

18.

 

Funksionimi i rrjetit të Telemjekësisë

 

MSH

QKUK

 

Gjatë vitit

Përmes Telemjekësisë arrihet trajnim i vazhdueshëm të personelit shëndetësor.

 

 

 

20.

 

Përkujdesja për viktimat e dhunës dhe terrorit serb, të traumatizuave nga lufta dhe rehabilitimi i të mbijetuarve të torturës do të jetë objektiv tjetër i një rëndësie të veçantë

 

Qendra                              Kosovare  e  Rehabilitimit të Mbijetureve të Torturës-(QKRMT),

QKMF,                                                                                                                                         Qendra e shëndetit mendor.

 

 

 

Në kontinuitet

 

 

Në bashkëpunim më  këto Qendra, përfitojmë shërbime të shëndetit  mendor.

 

 

 

 

21.

 

 

 

 

Sektori i  Diagnostikës në QKMF.

 

 

 

 

Laboratori duke përfshirë 4 QMF në teren, Ultrasonografija,

Rentegeni,Elektrocardiografija,

Defibrilatori, e të tjera.

 

 

 

 

 

Në kontinuitet

 

 

 

 

Shërbimet kryhen në kabinetin e Rëntgenit, laborator,  emergjencë,gjinekogji etj.

 

 

 

EDUKIMI I PËRSONELIT

 

 

Nr.

Objektivat

Realizimi i objektivave

Planifikimi i realizimit

Vërejtje

 

 

 

 

1.

Dërgimi i kuadrove profesionale në konferenca,seminare, simpoziume

të ndryshme, vendore e ndërkombëtare për  të mundësuar ngritjen profesionale të tyre dhe grumbullimi i pikëve të nevojshëm për rileçincim

 

 

 

MSH

DSHMS

QKMF

 

 

 

 

Gjatë vitit

 

 

 

Kjo do të  arrihet nëse ekzistojnë  mundësitë  financiare.

 

 

2.

 

Qasja  vazhdueshme në internet dhe qasje në të dhëna të reja mjekësore

 

QKMF

Mjekët

Mjekët specialist.

 

 

Në kontinuitet

Kyçja në internet dhe më Qendra të tjera  të Mjekësisë Familjare (varësisht nga mjetet financiare dhe mundësitë teknike).

 

 

3.

 

Ligjërata interaktive më tema të zgjedhura nga 6 Modulet e Infermierisë Familjare për personelin e mesëm shëndetësor

 

 

QKMF,

Infermier për Edukim Shëndetësor.

 

 

 

Në kontinuitet

 

Më qëllim të mbërritjes së shkathtësive dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Plani detal i ligjëratave duhet bashkangjitur.

 

 

 

4.

 

 

Organizimi i kurseve të Emergjencës mjekësore

 

 

Mjekët,

Infermieret e

Emergjencës.

 

 

Gjatë vitit

 

Kurse të tilla janë të parapara më Ligjin për Emergjenca dhe vijohën në Departamentet e Emergjencave Mjekësore në QKUK në bashkëpunim më Institucionet që trajtojnë Emergjencat

 

 

5.

Aktivitetet edukativo-mësimore nga lëmit  e ndryshme për mjek familjar, mjek të praktikës së përgjithshme dhe infermierë.

 

Komiteti

për

ZHVP.

 

 

Gjatë vitit

 

 

Është pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional

 

 

6.

 

Trajnimi i personelit të QKMF-së mbi përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarrit

 

 

QKMF,

 

 

Gjatë vitit

 

Në rast të shpëtimit të zjarrit mbi përdorimin e aparateve kundër zjarrit

 

EDUKIMI I POPULLATËS

 

 

 

1.

Edukim i pacientëve  i fokusuar në sëmundje kronike,sëmundje infektive,shëndetit reproduktiv, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, kujdesi paliativ (pacientët më nevoja speciale),shëndetin mendor etj.

QKMF,

QMF,

Infermier për Edukim Shëndetësor

 

Gjatë vitit

Raportet e obliguara mujore në lidhje me punën në komunitet nga secila QKMF,QMF dhe AMF.

 

 

2.

 

 

Edukimi shëndetësor i nxënësve të shkollave fillore për higjienën personale dhe orale

 

QKMF,

Infermierët për edukim shëndetësor,

IRSHP.

 

 

 

Gjatë vitit

Bashkëpunimi më drejtorët dhe mësimdhënësit në shkolla më qëllim të ngritjes të higjienës personale të nxënëseve.Kjo do të realizohet nëse ekzistojnë mundësitë financiare.

 

 

 

 

3.

Edukimi i të rinjëve nëpër shkolla i orientuar në tema mbi disa dukuri negative në shoqëri me të cilat ballafaqohet rinia si: abuzimi i drogave, alkoolizmi, pirja e duhanit,Trafikimi dhe prostitucioni, delikuenca, shtatëzanitë e padëshirueshme,kontracepsioni,sëmundjet seksualisht të transmetueshme: gonorreja , sifilisi ,HIV-AIDS e të etj.

 

QKMF, Infermierët për edukim shëndetësor,

IRSHP

 

 

 

Gjatë vitit

 

 

Hulumtimi i donatorëve të ndryshëm për realizimin e projekteve  në shkolla më qëllim të furnizimit më material edukativ (fletushka,revista.) etj.

 

 

4.

 

Edukimi në komunitet  përmes radios,TV-së, fletëpalosjeve,sidomos në shënimin e  Ditës ndërkombëtare të sëmundjeve të ndryshme; TBC-së, HIV-AIDS,kundër kancerit, pirjes së duhanit etj.

 

 

Infermierët e edukimit shëndetësor.

 

 

Gjatë vitit

 

 

Bashkëpunimi më IRSHP

 

 

 

5.

 

 

Edukimi shtesë i popullatës në rast të paraqitjes  së epidemive

 

 

 

QKMF,

IRSHP

 

 

 

Gjatë vitit

Involimi i të gjitha strukturave udhëheqëse shëndetësore dhe institucioneve shëndetësore: IRSHP,IKSHP,OBSH e të tjera.

 

 

 

Numri i punëtorëve në QKMF, QMF dhe Ambulanca Familjare është 176: prej tyre: 25 mjek, specialist të profileve të ndryshme (specialist i mjekësisë familjare, spec. i mjekësisë së përgjithshme, pediatër, gjinekolog, pulmolog, radiolog e të tjerë), kurse punëtorët të tjerë janë: infermierë, mami, laborant, asistent të stomatologjisë, teknik të dhëmbëve, në sistemin  informative shëndetësor (SISH), punëtor në administrate, vozitës dhe punëtor  të  tjerë ndihmës

 

 

III. PLANI I PUNËS I QENDRËS PËR PUNË SOCIALE

 

Qendra për Punë Sociale për vitin 2018, ka si objektiv të aktiviteteve të saja ngritjen e  cilësisë së shërbimeve, hartimin e strategjisë të politikave sociale dhe standardeve si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet profesionale, OJQ, gjykatat, SHPK-në MPMS dhe Kuvendin Komunal më qëllim që të arrihen rezultate të mira në ofrimin e shërbimeve sociale për qytetarët.

 

Poashtu angazhohet për implementimin e Ligjit për Shërbime Sociale, Ligjit të Asistencës Sociale nr. 2003/15 dhe Ligjit të Financave.

 

Gjatë vitit 2018 do të behët monitorimi dhe zbatimi i ligjeve në fuqi në lidhje me ceshtjet sociale. Secilit sektor do të i delegohen gjithë përgjegjësitë ligjore dhe ato do të jenë ma aktiv në kryerjen e obligimeve të dala nga përshkrimi i vendit të punës për sëcilin punëtor.

Poashtu, punëtorët e QPS do të jenë pjesë e organizimive dhe prezantimive të ndryshme, seminare dhe trajnime, me qëllm të zhvillimit personal dhe profesional.

 

Qendra për Punë Sociale, veprimtarinë e saj e ka të shtrirë në tri shërbime:

 

-Shërbimet sociale,

-Shërbimet e asistencës sociale dhe

-Shërbimin admistrativo- financiar.

 

I. Shërbimet sociale

 

QPS aktivitetin e vet do të zhvilloj në realizimin e punëve dhe detyrave të punës; mbrojtjen sociale të fëmijëve pa përkujdes prindëror, të rinisë  me sjellje asociale, mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjëve më nevoja të veçanta, të rriturve në gjendje të nevojës sociale , të moshuarve pa kujdes familjar dhe pa mjete për jetesë, punët e kujdestarisë, mbrojtjen e familjës në realizimin e drejtave juridike. Në kuadër të aktiviteteve të saja, QPS do të vendos  në realizimin e të drejtave të qytetarëve të përcaktuara më akte juridike.

QPS do të ofron shërbime dhe aktivitete preventive më qëllim të parandalimit dhe pengimit të dukurive negative, punë rreth adoptimit, strehimit të fëmijëve si dhe kërkesa tjera të qytetarëve në kompetence të Qendrës.

 

  1. Mbrojtja e drejtpërdrejtë e shfrytëzueseve.

 

a)      Fëmijët dhe rinia:

 

Trajtimi adekuat dhe mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror më qëllim të sigurimit të mbështetjes individuale familjare për një të ardhme në kuptim të mirëfilltë. Qëllimi kryesor i punës më këtë kategori do të jetë edhe përmirësimi kualitativ i jetës së tyre, edukim dhe ofrimi i përkrahjes së vazhdueshme ndaj tyre.

Kjo do të behët në vënie nën kujdestari, vendosje në strehim familjar, në strehim institucional OJQ- të përkatëse dhe përkujdesja e përhershme mbi gjendjen e tyre. Objektivat do të fokusohen në trajtimin e gjithë fëmijëve: fëmijët pa dy prindër, fëmijë të braktisur dhe prindërve që u është marrë e drejta prindore.

 

2. Fëmijët e keqtrajtuar, të rrezikuar nga dhuna familjare dhe të lënë pas dore.

 

Trajtimi i këtyre fëmijëve do të jetë njëra nga objektivat prioritare të punës për këtë  vit. Do të ndërmarrën masa të mbrojtjes të cilat kanë për qëllim kapërcimin e situatave të rrezikuara familjare në të cilat fëmijët janë viktima të dhunës apo lënie pas dorës.

 

3. Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjëve që kanë rënë në konflikt më Ligjin.

 

Ndonëse puna më këto raste kërkon përkushtim të veçantë, angazhimi i shërbimit social do të përqendrohet jo vetëm në klientin por edhe në punën më fëmijë, shkolla SHPK-në, gjykata dhe institucione të tjera.

 

4. Mbrojtja e fëmijëve prindërit e të cilëve janë shkurorëzuar.

 

Prioritet i punës më këto raste do të jetë mbrojtja e interesave të fëmijëve, përcjellja e  gjëndjës së tyre si dhe rregullimi i kontaktimit të tyre më prindin tjetër.                    

 

5. Mbrojtja e fëmijëve me nevoja të veçanta.

 

Do të ofrojmë shërbime në bashkëpunim me subjektet e tjera të implikuar në ofrimin e shërbimeve kësaj kategorie. Do të bëjmë identifikimin e tyre, kategorizimin dhe kompensimin e familjeve më të holla varësisht nga  mjetet që lejon buxheti i Kosovës.

 

6. Mbështetja e fëmijëve viktimë e trafikimit, prostuticionit, punës së rëndë dhe formave të tjera do të jetë objektiv afatgjatë në mbrojtjen dhe në reintegrimin e këtyre fëmijëve në ambient të shëndosh familjar e shoqëror.

 

7. Të rinjtë që kërkojnë mendim për hyrje në martesë para moshës madhore do të trajtohen në bazë të procedurave psiko-sociale.

 

8. Shërbimet të tjera janë çështjet e trashëgimisë, kërkesat lidhur më zotësinë e veprimit të ushtrimit të drejtës prindore, vërtetime mbi aftësinë e të ngjashme.

 

b)      Të rriturit:

 

Shqyrtimi i kërkesave të rriturve për zgjidhjen e martesave dhe marrëdhënieve të çrregulluara familjare. Do të punohet më bashkëshortët në zgjidhjen e martesës dhe përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara familjare.

 

c) Të moshuarit:

 

Organizimi i mbrojtjes së personave të moshuar të cilët për shkak të rrethanave të ndryshueshme familjare kanë mbetur pa përkujdesje familjare dhe pa mjete për jetesë.

 

II. Shërbimet e asistencës sociale

 

Do të behët implementimi i Ligjit mbi Skemën e Ndihmës Sociale si dhe aktivitetet tjera përcjellëse që kanë të bëjnë më këtë ligj duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët si dhe informimi dhe udhëzimi i qytetarëve lidhur më kriteret e paraparë për të drejtën e aplikimit në  ndihmë.

Raportimi mbi punën e shërbimit të SAS-it drejtuar Divizionit të SAS-t dhe DMS në Prishtinë si dhe raportet dërguar organit përgjegjës në Kuvendin Komunal në Skenderaj.

Do të behët informimi i aplikuesve për afatet e aplikimit dhe riaplikimet në SNS për kategorinë e parë dhe të dytë, shqyrtimi ligjor i kërkesave, përgjegjiet në afat ligjor, prezantimi i të dhënave, koordinimi i punës më komision mjekësor, raportimi  mujor, periodik dhe vjetor, ruajtja e konfidencialitetit, kujdesja përmanente për implementimin dhe realizimin e nevojave dhe përcjelljen e shpenzimeve të dhënave  lidhur me mjetet financiare.

 

III. Shërbimi adminstrativ-financiar

 

Qendra për punë sociale  në shërbimet e veta ka 17 zyrtar në krye me drejtorin. Prej tyre 16  punojnë brenda  objektit të Qendrës, kurse 1 zyrtar i minoritetit serb është i vendosur  në zyrë të fshatit Banjë  dhe kryhen shërbime  për  qytetarët serb të dy fshatrave: Banjë dhe Syriganë.

 

Ky shërbim do të vazhdoj në implementimin e ligjeve  dhe rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë më administrate dhe financa. Realizimi i  këtij plan do të behët  në bazë të udhëzimeve të dhëna nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në  bashkëpunim më Qendrën për Punë Sociale.

 

 

 

 

 

 

IV. PLANI I PUNËS I SHTËPISË PËR PERSONA TË MOSHUAR DHE PA PËRKUJDESJE FAMILJARE

 

Shtëpia për komunitet për vitin 2018 ka si pikësynim ngritjen e cilësisë së shërbimeve për këtë kategori në ofrimin e sherbimeve per klientët (të moshuarit) që janë nën përkujdesje në shtëpinë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare. Shërbimet rezidenciale për persona të moshuar administrohen si shërbim i bartur nga Ministria e Punës dhe Mirëqënjes Sociale. SHPMPF  është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve 24 orëshe, strehim, ushqim, përkujdesje mjekësore. SHPMPF ofron një ambient të përshtatshëm dhe shumë familjar për të akomoduar rezidentët e moshuar dhe kushte optimale për jetë të qetë. Poashtu, organizon aktivitete rekreative (leximi i librave, leximi i shtypit ditor, lojëra të ndryshme të tavolinës etj).  Menaxheri i SHPMPF, në bashkëpunim me drejtorin e DShMS si dhe atë të QPS, përgaditin planin e punës lidhur me organizimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve rezidenciale, bazuar ne programin e shërbimeve të identifikuara nga MPMS dhe SHPMPF, në përputhshmëri me standardet minimale të caktuara nga MPMS.

SHPMPF bënë vendosjen e rasteve të reja në përputhshmeri të plotë me udhëzimin administrativ të aplikushëm nr.07/2011, bashkëpunon me QPS-në, që të përgadit dokumentacionin për vendosjen e rasteve të reja, deri sa komunat e regjionit të kenë në dispozicion një shtëpi  në mbrojtje të kësaj kategorije i mbështetë ato.

Ka një staf prej 13 punëtor, përfshirë menaxherin e SHPMPF, kryeinfermjeri, infermier, ndihmës infermier, kuzhinjer, ndihmës kuzhinjer. Ka një kapacitet prej 20 vendeve,

 

 

Vërejtje:

 

Sa i përket planit financiar, plani i shpenzimeve është i përfshirë në formularët e shpenzimeve që janë pjesë e planin gjithëpërfshirës të buxhetit të Komunës së Skenderajt, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skenderaj,dhjetor,2017                                               

 Drejtori,                                                                                                      Dr. Osman Veliu