Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit

 PLANI I PUNËS I DREJTORISË PËR URBANIZËM PËR VITIN 2015


 

1.       PUNËT ADMINISTRATIVE

 

Planifikohet që punët administrative të përfundohën me kohë në afatin e paraparë ligjor pa vonesa dhe ngecje edhe pse natyra e lëndëve për Drejtorin tonë kërkon një kohë më të gjatë për zgjedhjën e lëndve si lëndet që kanë të bëjnë Lejet Ndërtimore ,ndërsa lëndet tjera si Pranimet teknike ,kërkesat e ndryshme të qytetarve për projekte në  infrastrukturë,pastaj vërtetime ,qertifikata etj., synohet që të përfundojnë me kohë dhe pa ngecje .

 

2.       IMPLEMENTIMI I PLANEVE RREGULLUESE  DETALE

 

Implementimi i  planeve rregullative për zonat e caktuara të Qytetit ,ku ne si Drejtori planifikojmë që ketë dokument me rëndësi ta implementojmë ashtu si edhe është hartuar Implementimi i Planit Rregullativ nuk do të jetë vetëm detyrë e Drejtorisë për Urbanizëm,por duhet që të kyqën edhe Drejtorit tjera për implementim të këtij Plani si: Drejtoria për Sherbime Publike –Sektori i Inspekcionit i cili duhet që ta percjellë çdo ndërtim dhe mos të lejoi fillimin e ndërtimeve pa leje në mënyrë që Plani të gjejë zbatim dhe me ketë rast do të kontribohet edhe në krijimin e të hyrave vetanake .

Po ashtu edhe Drejtoria për Gjeodezi ,Kadastër dhe Pronë duhet që të kujdesët në implementimin e këtij Plani në mënyrë që parcelimi i parcelave për ndërtim të i pergjigjet Planeve Rregulluese dhe të ruhën vijat –Koridoret të Komunikacionit ku me planin rregullativ të hartuar janë të parapara infrastruktura komplete e rrugëve ,kanalizimeve rrjetit elektrik etj.

Implementimi i Planit Rregullativ është një sfidë për Kuvendin Komunal ,prandaj duhet që të jemi të kordinuar të gjitha strukturat e Komunës në mënyrë që ky Plan të gjejë zbatim .

-Planifikojmë që nga Drejtoria për Urbanizëm dhë Mbrojtje të Ambientit të realizojme të hyra nga lejet e ndertimit diku rreth 85,000.00 € me tendencë  te rritjës se ketij planifikimi pasi në nivel të Kuvendit te Kosovës është aprovuar ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe pritet qe te filloj aplikimi me rastin  e identifikimit të ndërtimeve pa leje .

 

Drejtoria për Urbanizëm në bazë të statutit të Komunës dhe detyrave që i përkasin ka përpiluar listen e projekteve për vitin 2015 :

 

3.       REALIZIMI I PROJEKTEVE GJATË VITIT 2014 DHE TE BARTURA NE VITIN 2015

 

  • Mirëmbjatja dhe riparimi e rrugëve
  • Pastrimi i rrugëve,mirëmbajtja dhe gjelbrimi i qytetit
  • Hartimi i projekteve teknike
  • Rruga Llaushë lgj.Bekteshi,Shabanaj
  • Asfaltimi i rrugës në fshatin Klinë
  • Asfaltimi i rrugës Leqinë – Padalishtë
  • Segmenti 2 i rrugës unazore të qytetit
  • Asfaltimi i rrugës lagja Muhaxheraj
  • Asfaltimi i rrugës Rezistenca
  • Asfaltimi i rrugë Kopiliq-Turiqevc
  • Ndërtimi i objektit banesorë për familjet e deshmorëve
  • Gjelbrimi i qytetit
  • Kodifikimi dhe emërtimi i adresave

 

Të gjitha projektet e cekura më lartë janë duke u menagjuar dhe  mbikqyrur prej Drejtorisë për Urbanizëm si ato të financuara nga Kuvendi Komunal ashtu edhe projektet të cilat kanë qenë të bashkëfinancuara.  

                 

4.        PROJEKTET E PARAPARA PËR VITIN 2015

 

  • Asfaltimi i rrugës Dashevc-Baks
  • Rrjeti i kanalizimit në qytet
  • Kanalizimi në Runik
  • Ndërtimi i rrugës Polac
  • Asfaltimi i rrugës Plluzhinë
  • Asfaltimi i rrugës Likovc
  • Asfaltimi i rrugës Obri-Murgë
  • Asfaltimi i rrugëve në Izbicë
  • Asfaltimi i rrugës Runik-Vitak-Kllodernicë
  • Rrugët në qytet
  • Pastrimi i rrugëve,mirëmbajtja dhe gjelbrimi i qytetit

 

 

5.       PROJEKTET NË BASHKFINANCIM  ME INVESTITORET DHE DONATORET E JASHTËM si:

 

-          Qeveria me Ministritë Përkatese

-          AER-i

-          IOM-i

-          CDI-i

-          CDF-i

-          USAID 

                                                                                                                                                      Skenderaj 08.01.2015          

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit

Hasan Shala