Skenderaj, 17-Sot në Skenderaj u mbajt ceremonia e mbylljes së Projektit “Qendra Regjionale e Biznesit Familjar “, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në vlerë 421.730 euro dhe implementuar nga Komuna e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku me bashkëpunëtorët, shefi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë Christof Stock, përfaqsues nga komunat Mitrovicë dhe Vushtrri si dhe përfitues të granteve nga ky projekt.