Lajmet   28 Nëntori në Skënderaj shenohet me shumë aktivitet

28 Nëntori në Skënderaj shenohet me shumë aktivitet - 16 nëntor 2012

Komuna e Skënderajt,Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me rastin e festës së “28 Nëntorit” si tradicionalish ka organizuar një sër aktivitetesh kulturore, përkujtimore e sportive.

AXHENDA E AKTIVITETEVE PËR FESTAT E NËNTORIT
19 Nëntor
 Ora 11:00 Hapja zyrtare e ekspozites së fotografive “ 100 vjet shtet- më shumë se një shekull histori” nga Xhevat Dervishi -- Në hollin Shtëpisë së Kulturës “ Hasan Prishtina”
20 Nëntor
Ora 11:00 Aktivitet letrar --Vendi: Shtëpia e Kulturës “ Hasan Prishtina”
23 Nëntor
 Promovimi I librit “ Më fal nënë” i autores Arjana Gucati ora: 12:00-- Vendi Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”
Monodrama “ Unë jam Adem Jashari” nga Teatri shqiptar në Amerikë. Ora 18:00--Në Shtëpinë e Kulturës “ Hasan Prishtina”
25 Nëntor
 “100 vite rrugëtim”, parakalim i  organizuar në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Fillon në ora 11:00 pranë shtëpisë së Kulturës për të vazhduar drejt Kompleksit Memorial  “ Adem Jashari” në Prekaz.
Turneu gjithëkombëtar në volejboll (femrat) --Turneu mbahet në palestrën e Shkollës së Kompetencës në Skenderaj, me fillim prej orës 10:00
26 Nëntor
Ora 11:00 Ceremonia e hapjes së Etno Panairit në Shtëpinë e Kulturës “ Hasan Prishtina”. Panairi do të jetë i  hapur dy ditë.
28 Nëntor
Ngritja e flamurit ora 09:00
Ora 12:00 Koncert Festiv në Sheshin “ Adem Jashari”
 
                                        26,27 dhe 28 NËNTOR
FESTIVALI FOLKLORIK GJITHËKOMBËTAR “RAPSODIA SHQIPTARE”
 
 
 
                                                                                            Nga Bordi Organizativ

RSS

Sign in