Lajmet   Dëshmori Afrim Gashi është dekretuar me urdhërin "Hero i Kosovës"

Dëshmori Afrim Gashi është dekretuar me urdhërin "Hero i Kosovës" - 04 gusht 2017

Në 19 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Afrim (Sadri) Gashi nga Krysheci i Skenderajt. Në akademinë përkujtimore të mbajtur me këtë rast, familjes së dëshmorit i është dorëzuar urdhëri i Presidentit "Hero i Kosovës" kushuar dëshmorit Afrim Gashi.

 

Në këtë ngjarje përkujtimore para të pranishmëve për veprën e dëshmorit kanë folur Nënkryetarit i Skenderajt Fadil Nura, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari dhe ish-Kryetari i Skenderajt Ramadan Gashi.

Në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, urdhërin "Heroi i Kosovës", familjes Gashi ia ka dorëzuar Ismail Syla.


RSS

Sign in