Lajmet   Drejtori i shërbimeve publike Ibush Hetemi , së bashku me Inspektoriatin vizituan shtëpinë e cila is

Drejtori i shërbimeve publike Ibush Hetemi , së bashku me Inspektoriatin vizituan shtëpinë e cila ishtë perfshirë nga zjarri. - 09 janar 2018

Të dielën, një shtëpi në fshatin Çitak ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrëfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë  në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal.

Sot, Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi , së bashku me inspektor vizituan shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri,  në fshatin Çitak të Komunës së Skenderajt, shtëpija dy katëshe e pronarit Muhamet  Jonuzi, i  është djegur  kati i dytë dhe kulmi tërësisht, fatmirësisht anëtarët e kësaj familje jetonin në Zvicërr dhe  nuk gjindeshin në shtëpi që t’a perjetonin frikën.

Sipas pronarit të shtëpisë Muhamet Jonuzi, shkakëtar i djegies së shtëpisë është energjia elektrike.Shtëpia është djegur dy ditë më parë ditë e diel në ora 19:30, ku kati i sipërm i shtëpisë dhe kulmi ishte i djegur tërsisht , ndërsa kati i parë ishte në gjëndje pothuajse  të rregullt.



RSS

Sign in