Lajmet   Është rivarrosur dëshmori Kapllan Ahmetaj

Është rivarrosur dëshmori Kapllan Ahmetaj - 23 shtator 2017

Organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Komuna e Skenderajt sot ne Radishevë është rivarrosur trupi i dëshmorit Kapllan Ahmetaj.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqsues të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëluftetarë, kolegë dhe familjarë të dëshmorit.

 Në emër të Komunës së Skenderajt, Nënkryetari Fadil Nura ka shprehur respektin maksimal të institucioneve lokale për dëshmorin Kapllan Ahmetaj dhe familjen Ahmetaj, duke theksuar se vepra e dëshmorëve i bënë ata të pavdekshëm.

Një biografi të shkurtër të Kapllanit para të pranishmëve e ka paraqitur motra e tij Prof. Dr. Sala Ahmetaj.

Ndërsa për rëndësinë e veprës së dëshmorëve ka folur Xhavit Jashari Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.

Dëshmorit Kapllan Ahmetaj është rivarrosur në vendlindje me nderime të larta ushtarake nga Gardra e Nderit e FSK-së, pas identifikimit të trupit të tij që është bërë kohë më parë.


RSS

Sign in