Lajmet   Ka filluar asfaltimi i rrugëve të lagjeve në fshatin Burojë

Ka filluar asfaltimi i rrugëve të lagjeve në fshatin Burojë - 19 maj 2017

Investimet e Komunës së Skenderajt në infrastrukturën e lagjeve të fshatrave po vazhdojnë  me ritëm të përshpejtuar. Në Burojë të Skenderajt ka filluar asfaltimi I rrugëve të lagjeve Manhajdini dhe Duraku. Për të parë nisjen e asfaltimit të rrugëe të lagjeve të Burojën, në këtë fshat ka qëndruar Nënkryetari I Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Ai më këtë rast ka theksuar se investimet që komuna po bënë në fshatra të Skenderajt kanë pikësynim përmirësimin e jetës së qytetarëve 

“Kjo është faza e fundit e investimeve në infrastrukturën rrugore të lagjeve, në fshatrave të Skenderajt dhe për këtë gjë jemi shumë të kënaqur, pasi kemi arritur që shumicën e rrugëve të lagjeve t’i asfaltojmë. Në të ardhmen investimet do të fokushen në prioritete të tjera me objketivin e qartë ,përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha z.Nura.

Z. Nura tha pa ashtu se në fshatin Burojë janë bërë investime të rëndësishme dhe të merituara, të cilat këtij fshati i kanë  kanë dhënë jetë.

Buroja si njëri ndër fshatrat e mëdha të Skenderajt viteve të fundit ka përfituar nga investimet e Komunë së Skenderajt në rrugë, rrugica dhe kanalizim fekal, investime këto që janë pritur mirë nga banorët e këtij fshati. 

RSS

Sign in