Lajmet   Kryetari i komunës së Skenderajt, Z. Bekim Jashari, zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u pritë nga Pr

Kryetari i komunës së Skenderajt, Z. Bekim Jashari, zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u pritë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta. - 10 janar 2018

 Sot, Kryetari i komunës së Skenderajt, Z. Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Z. Ramiz Lladrovci, kanë zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku u pritën nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta.

Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, kanë vendosur kurora me lule pranë shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Po ashtu, kanë takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

Takimi me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, u vlerësua si takim shumë i përzemërt dhe përmbajtjesor. Aty u paraqiten disa çështje të cilat u mirëpriten nga Z. President, të rëndësishme për Skënderajn dhe Drenasin.

Bashkëpunimi ndërkomunal, dy komunat që përbëjnë tërësinë e Drenicës, kanë nevojë për partneritete të dobishme për komunat dhe qytetarët e komunave përkatës dhe të kenë vendin që meritojnë në gjeografinë shqiptare.

Drenica është zonë e interesit të veçantë dhe mirëpresim iniciativat që çojnë përpara këtë zonë, duke e bërë të zhvilluar, me perspektivë për të rinjtë, punësim, sport, kulturë dhe veprimtari të tjera.

Mirëpresim gatishmërinë për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona dhe institucioneve të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkomunal si dhe begatimin e agjendave të interesit të përgjithshëm.

Falënderojmë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta për mikpritjen e sinqertë.

Po ashtu, falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit.



RSS

Sign in